Kasam Shaqirvela:Dija dhe Mosdija


Dija Dhe Mosdija

Disa njerëz u munduan që mos të të shohin
sepse ata metalin fisnik nuk e njohin,
mendja e tyre shpërblen vetëm legura
mbase ashtu ua ndien dhe lëkura.

U munduan edhe gjethet e përtokura t’i ngrenë,
t’i lajnë me shkumë… që të shkëlqejnë,
vetëm e vetëm vlerën t’ua shtojnë
eh,…sa më kot kohën po e harxhojnë!

Syri i tyre arin nuk e njihte,
sepse dioptria shkurt iu shihte,
prandaj dhe të anashkaluan,
vlerave të tua mbase iu frikuan,

Nxituan të mos të mbeten prapa teje, nën hije
por truri s’është hambar drithi që mbushet me dije,
dija nuk blehet në pazar e as nuk trashëgohet,
ajo nxënet me punë dhe me vepër dëshmohet.

© Kasam Shaqirvela

About Post Author