Kasam Shaqirvela:Drita më vjen nga perëndimi



Poezi që vjen si baladë, shkruar nga Kasam Shaqirvela

Drita më vjen nga perëndimi

(elegji për Ibrahim Rugovën)

Dardani e Lashta ime

Ylli Bardh ndër vegime

Sikur jeta më je sublime

Fort gëzohem në tuat zgjime

Teshë e ferrë në sy u bëre

Për grabitqarët e kësaj ane

Unë me bukë e ato me gur

Mirëkuptim nuk gjetëm kurrë

Ne të pushtuar e ato pushtues

Ne të drejtë e ato mashtrues

Prapë bota perëndimore nuk e sheh

Shtetin krimogjen hala s’e përnjeh

Dhe ju na folni gjithmonë

Me kubia, ju ore të zinj kobarë!

Na ureni veç pse jami shqiptarë

Pse nuk bëhemi si ju o barbarë

U munduat fort të na përçani

Në kalifate të na ndani…

Andej nga lindja të na orientoni

Asimilimin tonë fort e doni..?!

Por u shkoj puna huq…

treshit sllav, grek e turq

të mbështetur nga nëna Rusi

që krejt lindjes i jep gji…

Por shqiptarizmi s’do ta lejojë

Që gjeni arbrit t’i dështojë

Me forcën e shpirtit do ta ndalojë

Kah Ylli Bardhë do ta drejtojë

Se shikimi im është kah perëndimi

Atje rrënjët i kishte dhe i ka i imi

Drita e syve më vjen nga andej,

Unë nga lindja kurrë s’do të kthej’

“Dardania Sacra” është e shenjtë

S’ka si ajo edhe një të njejtë..

Çetën e studiuesve shqiptarë

Tashmë arkivat e kanë parë

Ju vazhdoni të flisni me pretendime

Keq e kuq për shqipen time

Që ishte dhe është hyjnore…

Që mëkoi dhe gjuhët botërore

Për emrin Dardan…

Dhe trollin Dardani…

Që nga vetë Hyji është zënë

Binjak me Diell e Hënë

Për gjakun tim nga Iliria

Trimëria, urtësia e dija

Burojnë nga krojet e mia

Për shpirtin tonë human

Që kurrë nuk morëm

Por vetëm dhamë…

E kush me gojë s’e ka thënë

Për rrënjët tona nga Pellazgjia

Atje në Dodonë ku falej dhe perëndia

Për atë që i dhamë njerëzisë…

Kulturës edhe historisë…

Për paqen që e përhapim kudo ndër ne

Për atë që s’lejoj të ndahemi në fe

Se jemi një komb me një gjuhë

Dhe kemi veç një Atdhe,

E tani të ndarë mes shtetesh si pre..?!

Por me babën, Gjergj o Skënderbe

Përkrenaren me brirë dhie

Symbol i dhënë prej hyjnie

Si Plisi i Bardhë përmbi krye

Që nder e emër ua la shqiptarëve

Amanet ta ruajnë prej të parëve

Komb e troje prej zullumqarëve.

……………………

Ju mund dhe të më urreni

Për durimin tim të pasosur

Për vendimin tim të vulosur

Për një ditë që jam në pritë

Përreth qafe me timin shall

Dhe verdiktin e popullit tim

Për Kosovën Republikë

Ylli ynë të na shndritë

Më pushtimit t’i themi ndal..!

………………………

Edhe ju bashkombas të inatosur

Me starategjinë time paqësore

Për t’i mbrojtur Tokat Arbërore

Për ta ruajtur farën tonë hyjnore

E ju prapë më fyeni e shani

Hudhni gurë e baltë mbi mua

Dhe shumë gjëra që nuk i dua

Por unë me ju s’jam hidhëruar

Sepse sytë ju janë mjegulluar

Rëndësinë e paqes ta kuptoni

Do ju lutesha të mos vonoheni

Por.. do të vijë dhe dita e mbarë

Edhe ju keni pët ta parë se,

Edhe për ju jam venitur…

Sa herë që peng më keni shitur

Te greki turki edhe shkau

Kurrë s’hoqa dorë…

Prej pelegrinazhit te ndritun

As shpirtin tem të lënduar

Nga shqiptarizmi nuk ma ndau

Asnji tradhëti e porositur

Por unë prapë jam ngritur

Për një ditë të bardhë për ne

Për rreze drite mbi Atdhe

Njashtu si për ardhmërinë

Për tërë Shqiptarinë….

Me lutje gjaku pët tu ndalur vëllavrasjet

Me zë arbri të pajtohen gjaqet

Te ne të tymojnë sërish oxhaqet

Se, sa për syrgjynosjen në kohën time

Do të flasin shqipet ndër zgjime…

Do ta rrëfejë majëmali peshën e borës

Kur ta ndijnë aromën e luleborës…

…………………..

Ju, mund të mos më doni edhe …

për shumëçka….

Pse lidha ura miqësie me kta e ata,

Me shtete perëndimore demokratike

Pse hapa shtigje ngjitjesh maratonike

Për atë pse ua hoqëm portave ferrat

Pse ua prishëm orteqeve serat…

Dhe me sakrifikime i mbyllëm dimrat

Vendit tonë ia ndalëm brymat…

Dhe me petkun autokton veshur

E ftuam rininë të buzëqeshur. ..

Sikurse lulëkuqet e Dardanisë

Anembanë Shqiptarisë…

Ta mbjellin farën e lumturisë

Lulebora të na i hapë pranverat

Në shtrim sofrash miqësise…

Në pajtimin tonë kombëtar…

Për gjakun e derdhur atdhetar

Që vjen si Prelud… Lirie..!

About Post Author