Kasam Shaqirvela:Edhe dhimbja


Poezi nga Kasam Shaqirvela

Edhe dhimbja

Edhe dhimbja
mund të kuptohet,
veç me sy të zemrës
kur shikohet,
atëherë dhe
lotët zemra
që ia çon syrit,
si qiellit blu,
retë e bardha
dhimbjesh kapur
nuk e fshehin
por e qesin hapur
se edhe malli ia thanë
kur shpirti i lënduar
pa zë i qanë.

© Kaso

*Fotoja e autorit, nga viti i parë i studimeve,1974, Shkup

About Post Author