Promovime Libri is with Kasam Shaqirvela.
Shared with Public
*
PROFIL SHKRIMTARI
(WRITER’S PROFILE)
publikuar nga(published by)
…“Promovime Libri” & profile administrator…
*
23. “Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra”etimologji,
nga Kasam ShAQIRVELA
Libri ka 190 faqe të formatit A5
*

“FJALOR ETIMOLOGjIK I FJALËVE TË VJETRA”
DY FJALË ShKURT…
Për librin i cili bën fjalë për vijimësinë e gjuhës shqipe nga lashtësia e deri më sot si mbesë e pellazgjishtes,… dhe jo që mori nga gjuhët tjera siç po tentojnë ta paraqesin disa pseudo-shkencëtarë(nuk po e përcaktoj se a janë tonët ose të huajt, e dini pse, sepse pseudoshkenca nuk ka kombësi..!) madje edhe akademi shkencash e artesh, me të madhe, sot e gjithë ditën, po “servirin falas” gënjeshtra të kulluara, botojnë libra të sponsoruar nga fonde të zeza që vijnë nga “donacione bamirësie” prej përjashta?!
Por e vërteta e lashtësisë së gjuhës shqipe është si rrezet e Diellit, ato nuk zehen me shoshë andaj edhe e vërteta e gjuhës sonë nuk zhbëhet…! Prandaj sipas leximeve, studimeve e hulumtimeve të mia modeste, prej disa dekadash, për çështjen pellazgjike e më gjerë; në aspektin etimologjik, gjuhësor e historik…, del se ka ndodhur e kundërta sepse pellazgjishtja u dha shumë fjalë gjuhëve të tjera botërore si ato: latine e neolatine, sllave, e sllave të jugut, gjermanike, persike, arabike, hebraike, madje ndikimi i saj u shkoi deri në Indi….Siç e vëreni nuk e përmenda “greqishten e vjetër” sepse ajo nuk ekziston sipas mendimit tim meqë nuk kanë ekzistuar grekë të vjetër; nëse një popull nuk ekziston fizikisht ai nuk prodhon fjalë pra nuk komunikon, nuk flet, nuk ka gjuhë, prandaj ky term them që është i mbarsur politikisht për qëllime që tashmë dihen. Por, kanë qenë pellazgët ata që ishin të vjetër! Dhe, këto fakte paraqiten shkencërisht në këtë liber etimologjik, ku përmes leximit(kuptimit fizik) të fjalëve, emrave, togfjalshave…etj., të disa gjuhëve botërore me anë të gjuhës shqipe. Pra ky është komunikimi njerëzor i Pell-argut(pjellës së bardhë), i ngjizur me frymë hyjnore ..! Më gëzon fakti që nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë…për shpalosjen e arte-fakteve të moçme e të reja në mbrojtje të gjuhës shqipe, kulturës nacionale dhe historisë kombëtare shqiptare…sepse, ky është borxhi im, si studiues i pavarur, në përmbushjen e këtij obligimi shkencor, moral, etik, estetik, kombëtar e familjar ndaj kodit tim gjenitik.
a u t o r i
“Por e vërteta e lashtësisë së gjuhës shqipe është si rrezet e Diellit, ato nuk zehen me shoshë andaj edhe e vërteta e gjuhës sonë nuk mund të zhbëhet nga askush, as nga ata që kanë fobi ndaj saj e as nga ata që s’kanë njohuri të mirëfilltë shkencore ngase “shkencën ata e bëjnë për oborret e mallkuara..! ”
K. VELA
……………
……….
Prandaj sipas leximeve, studimeve e hulumtimeve të mia modeste, prej disa dekadash, për çështjen pellazgjike madje dhe më gjerë; në aspektin etimologjik, gjuhësor e historik…, del se ka ndodhur e kundërta e asaj që thuan “shkencëtarët e oborrit”, të cilët për studimet e tyre gjuhësore udhëtonin me, “trenin blu të cilin e tërhiqte lokomotiva e kuqe”, pra kjo antitezë është sepse ishte pellazgjishtja ajo që ua dha shumë fjalë gjuhëve të tjera botërore si ato: latine e neolatine, sllave, e sllave të jugut, gjermanike, persike, arabike, hebraike, madje ndikimi i saj u shkoi deri në Indi, ku bërthamat(embrionet, thelborët) e saj ngjizin e formojnë shumë fjalë të gjuhëve të ndryshme botërore….Siç e vëreni nuk e përmenda, “greqishten e vjetër” sepse, sipas mendimit tim, ajo nuk ekziston meqë nuk kanë ekzistuar edhe grekët e vjetër; nëse një popull nuk ekziston fizikisht ai nuk prodhon fjalë pra nuk komunikon, nuk flet, nuk ka gjuhë, prandaj ky term them që është i mbarsur politikisht për qëllime që tashmë dihen. Kanë qenë pellazgët ata të cilët ishin të vjetër! Dhe, këto fakte paraqiten shkencërisht në këtë liber etimologjik, ku përmes leximit të thellë në strukturë(kuptimit fizik) të fjalëve, emrave, togfjalshave…etj., të disa gjuhëve botërore me anë të gjuhës shqipe del kuptimi apo domethënia që shpjegon procesin fizik, ose siç quhet ndryshe procesi natyror.
Pra ky është komunikimi njerëzor i Pellargut[Pell-argut(pjellës së bardhë)], që ishte i ngjizur me frymë hyjnore dhe që ndërkomunikonte me gjuhën e zanafillës..!
…….
………
Më gëzon fakti që unë nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë,…përplot sfida dhe pengesa, për shpalosjen e arte-fakteve të moçme e të reja në mbrojtje të gjuhës shqipe, kulturës tonë nacionale dhe historisë kombëtare shqiptare…sepse, ky është borxhi im, si studiues i pavarur, në përmbushjen e këtij obligimi shkencor, moral, etik, estetik, kombëtar e familjar ndaj kodit tim gjenitik.
a u t o r i
Kasam Shaqirvela
Një shkëputje nga brendia e librit:
BARDhARI[bardh-ari] = BARDhARI = VARDARI Bardhari, është Lumi i Bardhë, i bardhë si ar. Në gjuhën greke në antikë quheshte –axios. Lumi i cili buron në Pollogun e Epërm në vendin e quajtur Vrutok(Vërtok) që ndodhet në Maqedoninë e sotme dhe derdhet në detin Egje afër Selanikut në Greqinë e sotme. Emri i tij përmendet edhe në Ilijadën e Homerit.
Etimologjiae emrit është ajo që tregon se lumi është i bardhë.Ngjyrën e bardhë e merr nga shkuma që krijon uji gjatë rrugëtimit të tij nëpër Maqedoni deri në derdhjen e tij në Detin Egje. Në hartat e vjetra gjendet i shkruar si Aksios, Aksias(i bardhë), i bardhë si ari.
Emri VARDAR në tjajtën e sotme sllave del të ketë pësuar ndryshime nga trajta burimore shqipe BARDhAR (BARDHAR- ar i bardhë) me transformimin e shkronjës B(beta) të grqishtes së vjetër, në shkronjën B(vita) të greqishtes së re, dhe zëvendësimin e shkronjës shqipe Dh me germën d(delta) të greqishtes së re u bë edhe deformimi i emrit, së pari nga grekët e pastaj si të tillë e përdorën edhe shllavët e jugut dhe më gjerë. Pra BARDHAR = BA(R = P)D(H)A(R = P) = VARAR = VARDAR
E gjithë kjo rrjedh nga shqyptimi i shkronjave nga vetë grekët dhe sllavët, në vetë emrin e lumit në fjalë, ku sipas greqishtes së re sllavët e shqiptojnë si VARDAR.
Shikuar nga pikëpamja praktike e asaj që do të thotë vetë emri i lumit mund të ketë kuptim vetëm si: Lum i Bardhë, ujë i bardhë, ujë që krijon apo nxjerr shkumë të bardhë e cila jep efektin e ujit që ka ngjyrë të bardhë si argjendi(nëse në lashtësi: ar-ishte argjendi kurse ari-ishte floriri).