Kasam Shaqirvela

Frymëmarrje e lirë
Dritarja e hapur
e mushkërive të mia
për frymëmarrje të lirë
Drita e mendjes sime
në lexime të etshme
shkrimesh të gdhendura
Pulsi i zemrës sime
në rrahje të forta
gjaku, në vlim
Forca e shpirtit tim
në rrugëtimin dejt
Udhës së Diellit,
përherë në kërkim,
janë: Shqiptarizmi
dhe Atdheu jonë,
Sh q i p t a r i a !