Kasam Shaqirvela:Gurra që s’shteret


Miq të nderuar , sot po ju sjell poezinë kushtuar Naimit, në shenjë përkujtimi në 176 vjetorin e lindjes së tij.

***

nga Kasam Shaqirvela

GURRA QË S’SHTERET

(N a i m i t)

Sa herë që ke ditëlindje

Shqiptarët të kujtojnë

Disa pa dhe ca me bindje

Veprën tënde fort e çmojnë

Por dhimbjen për shqiptarë

Nuk ta heqin o fanar!

Dhe unë bëra një fyell

Jo si të bariut o yll

Por sa t’i këndoja

Një atdhetari…

Që edhe mua

Të më shuhet malli

  •  

Vrimat e fyellit

Të bëra i gjeta

Në mushkëritë e tua

Që t’i shpoi jeta…

Vuajtjesh për atdhe

Dëshirash për këndim

Për histori e ardhmëri

Për bukuritë e vendit tim

Si tani si atë mot

Ç’fat i rrëndë dhe i keq

Për mëmën Shqiptari

O i lumi zot?!

  •  

Naim bej o frashëlli

Yll i ndritur

I Shqiptarisë…

Mesia i njerëzisë

Kur vendose

Të marrësh dhenë

Sa të rrahu zemra

Për mëmëdhenë…

Ti këndove për Atdhe

Për arbëreshë dhe More

Për të madhin Skënderbe

Epope mbi epope…

Si për fusha dhe bregore

Për tradita kanunore

Përse Frashëri yt sot

Është lënë pas dore

Ndonëse qanë e dënes

Por s’duket t’i rrjedhin lot

Sepse i janë tharë qe sa mot?!

Por tani, kush na iku!

Që shqiptarët e lënë dhenë

Apo dhe po e presin,

Që të kthehet, Skënderbenë?

“Vaj vatani e mjer mileti”

Shqiptarinë çka e gjeti

Herë mga shpifje

E herë me thika

Politika pra politika..!?

Po jo.. more jo

Se deti s’ngelet në pika

Dhe gurra yte…

Nuk shteret asnjëherë

Dimer e verë…

Dhe “Bagëti e Buqësi”

Çdoherë na jep jetë

Na mbush me besim të vërtetë

Është pra vepra jote

Kuptimplote…

Melhem i kësaj bote

Kurrë nuk plaket

Po sa vjen dhe përflaket

Ajo mbetet gjithmonë e re

Sepse këndon…

Për të vetin Atdhe!

About Post Author