Kasam Shaqirvela:Jo ore Jo …(lashtësisë sonë)


Jo ore Jo …
(lashtësisë sonë)

Jo bre jo, …
nuk mund të jesh
më i vjetër se ne
sepse ti je i shartuar
a ne jemi vetë rrënjët
thellë në dheun tonë
që me këta duar
e kemi punuar
me këmbët tona
e shkerlim përditë
me djersën e ballit
vaditë e ujitë
dhe shpeshherë
si në Karadak
larë e skuqur
me tonin gjak
që rrjedh ndër dej
i pandërprerë
nga Pellazgjia
ardhur pinjollët
tek Shqiptaria
e dimrat e mëdhenj
na i bën pranverë
sot e mot…
për tonin zot
për tonin, Di-El
me gjuhën hyjnore
shqipen arbërore
që veç neve na ka ngel’
qyshkur drita e Hyllit
ra përmbi tokë
lashtë e stërlashtë
mbi 14 mijë vjet
të njerëzimit epokë.

© Kasam ShAQIRVELA 

About Post Author