Kasam Shaqirvela:Kam për t’u kthyer…


Poezi nga Kasam Shaqirvela

*

KAM PËR T’U KTHYER…

Ka një kohë të gjatë që s’kam nxjerrë zë

Për sa koha brijnëve keq më pati ra…

Unë plagomash u ngrita në këmbë

Udhën në gjysmë për të mos e lënë.

Kalvarin tim për t’ua rrëfyer

Dhe, unë sërish kam për t’u kthyer

Të gjithë atyre që besë nuk zënë

Veç një fjalë kam për t’ua thënë.

Unë e di se pak njerëz do të më presin

Nga gjithë ata që kanë mund të mbesin

Të më vizitojnë do të vijnë më shumë

Që nuk ua lanë mëkatet asnjë lumë.

Edhe ata e dinë se unë e di…

Të këqija, të zeza që më bënë një mijë

Sa herë rrugën o bre ma kanë pre

Herë ngutshëm e herë me nge…

Ata s’më duan por, athua unë i dua?

Se s’janë lule për t’u marrë erë

Përballë tjerëve duan për t’u tregua’

Për të thënë se ata çelin pranverë..!