Kur t’i shihni foto e video
Kur t’i shihni foto e video
Të mos mallëngjeheni për mua
Po çmalluni me kujtimet e juaja
Veç ruani mos t’ju bien në përrua.
Vetëm thuani se e deshti jetën
Më shumë të tjerët sesa veten
Nuk pati pardon për të ligët
Besoi veçse në të vërtetën.
Në jetë, më shumë dha sesa muar
Dhe la veç një bibliotekë për breza
Andaj dhe mirësia iu hakmuar
Sepse e pastroi nga lakadredha.
Edhe pse s’do të jem aty mes jush
Shpirti im për së gjalli nuk njohi pleqëri
Ndonëse trupi tashmë si hiri në prush
Shpirti im mbetet peng i paepur në gjithësi.
Dhe sa herë që do të më kujtoni
Ai vjen dhe juve ju viziton…
Shpresoj se nuk do të më harroni
As shpirti im jo nuk ju harron!
Kasam Shaqirvela
