Kasam Shaqirvela:Në Belvedere


NË PËRKUJTIM TË, 17 JANARIT TË ZI, PËRJETËSIMIT NË AMSHIM TË HEROIT TONË KOMBËTAR,

GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU *555* …LAVDI..!

*

poezi të poetit, Kasam SHAQIRVELA, nga libri i tij poetik, me titull: “ASHT QË MBIN”

BELVEDERE

Atje në Belvedere,

Në të bukurin Muze!

Qëndron e nuk flet

Shpata e Gjergj Kastriotit

Dhe Përkrenarja e trimit Skënderbe

Që mbajnë famën dhe lavdinë

Për Shqiptarinë…

Janë jeta dhe historia

E të madhit Skënderbe

Të kësaj figure legjendare!

Të kësaj embleme shqiptare

Si në Belvedere

Dhe në shumë qendra bote

Shdriti ky yll epoke.

Ky hero kombëtar, po ky i joni bir

Me shpirt e gjak Arbri

Lindur nga Arbëria

Ky stërnip me yll Ilir!

Që e njohu për bëmat

Madje vetë Perandoria

Duke e derdhur gjakun lumë

Për luftërat dhe trimëritë

Kur i frenoi hordhitë,

I asgjësoi të pushtuesve ushtritë

Ai bëri madje shumë,

Bile jo vetëm për ne..!

Por edhe pët të tjerët

Duke u bërë mal i pakapërcyeshëm

Për ushtritë nga Azia,

I lidhur fort, i nyjshëm

U bë tmerr e lemeri

Si në ëndërr si në zhgjëndërr

Për çdo okupator, satrap zaptues

Që Evropës ia kishte mësy

Nën zgjedhën e vet skllavëruese

Nën kthetra përgjakshëm ta shtij’..!

***

PËRGJIGJE ATYRE QË MUNDOHEN T’I THAJNË RRËNJËT E TRUNGUT TË VET PËR T’I LULËZUAR DEGËT TRUNGJEVE TË TJERA

E TËRA NjË HISTORI

(Gjergj Kastriotit-Skënderbeut)

Kjo figurë më se Legjendare

Është e tëra një histori

S’ka të fikur zjarri i zemrës

Për Vatrën tonë, sa herë të përbuzur

Për Atdheun tonë, SHQIPTARI..!

Emër ky që kurrë nuk vdes

As nga të huajt e as nga tonët

Por përcillet nga brezi në brez

Bëma e tij, bëmë njerëzore

Fat e nder për Tokën Arbërore

Ky Hero, ky shpirt vigani

Ushqen shpirtin e çdo shqiptari

Qëkur i vu fre një Uragani

Çerekshekulli e hiq më pakë

Shumë borxh i ka Evropa Plakë

Bota e civilizuar e demokratike

Që s’ka sherr e nuk të hi në hise

Anembanë Globit ton’

Këtij fakti s’ka sesi t’i ike

Prandaj dhe në qindra libra e kujton

Imazhin e këtij Heroi, këtij Legjendari

Nuk e zbehin aspak lehjet paranoike

As shantazhet dhe falsifikimet finoke

Nga biçim injonjoranti a tregtari

Të kulturës dhe historisë pellazgjike

Sepse, ajo, rrënjët i ka thellë në parahistori

As larot e zinj që shiten për lekë në pazar

As trularët kolltukxhi, që sillen si nuset n’dremi

Nuk ia ndërrojnë dot rrugëtimin kombit Shqiptar

Qëkur mori të mbarën e Diellit kah Perëndimi!