Kasam ShAQIRVELA:Nga “Muzeu i Kujtimeve”


MË KUJTOHET

Se me z. Filip Guraziu, një burrë shkodran me pamje zotëriu, me qëndrim sa serioz po aq dhe të këndshëm e mirseardhës, pata rastin të takohem në Shkodër, më 22 mars 2019. Ishte kënaqësi e veçantë për mua që këtë njeri shumë të sjellshëm dhe të dashur në korespondencën tonë që kishim pasur vite më parë përmes internetit ta kurorizoja edhe me takimin fizik tonin, sigurisht që ishte një arsye mjaft domethënëse për mua; ai ishte autor i librit me titull: “ANTOLOGJI-GEGNISHTJA POETIKE, përmbledhje poezish nga autorë të ndryshëm që shkruajnë në gegnisht, mes shumë autorëve të afirmuar kisha nderin të jem i përfshirë edhe unë me 4 poezitë e mia… që ma herët i kisha botuar në portalin tashmë të njohur, “PRO GEGNISHTES”..

E falënderova nga zemra atëherë mikun tim të nderuar, z. Guraziu, që ma dhuroi librin, e falënderoj edhe sot nga zemra për angazhimin e tij pro shqiptarizmit, këtij elementi jetik për shqiptarët dhe Shqiptarinë..!

Këtu më poshtë do të japë një tabllo të fotove që i kam marrë nga “MUZEU i KUJTIMEVE” në shenjë respekti për personalitetin e shquar të , z. Filip Guraziu, në kultivimin dhe përhapjen e kulturës mbarëkombëtare shqiptare gjithandej ku frymon Gjaku i Arbrit dhe jo vetëm..!

Me respekt !

Kasam ShAQIRVELA

About Post Author