Një poezi dedikuar botës femërore, nga Kasam SHAQIRVELA
POEZI PËR NËNËN
Nëna, ky emër shumë i lashtë
Një botë e tëra me madhështi
Kjo zemër e vuajtur për tu dashtë
Kjo shtyllë e fortë në shoqëri
Aroma e saj ndjenjat m’i ngjallë
Vetë ai shpirti i shpirtit tim
Kërkon shtegun për të dalë
Nga pengmbajtja për një kujtim
Sa herë kthehem me nxitim

Mendja shkon e puth tek balli
Krahët m’hapen në përqafim
Gjaku dejve më vlon prej djali
Buzve malli seç më resh
Etja rritet e shkrumbohet
Zëri i saj m’tingëllon në vesh
Emri nënë kurrë s’harohet
As dhe puthja e saj e ëmbël
As dhe loti i nxehtë valë
As dhe gjiri mbushur me tëmbël
Që rrit foshnjën e bën djalë
Eh moj nënë nëna ime
Ti më je krijesë hyjnore
Ti që m’solle n’jetë sublime
Unë të përkulem prore!