Poezi nga © Kasam Shaqirvela
Për te tjer’t
Sa personalitete fort me peshë
I ngritën e i ndritën perandoritë e hueja
Por populli shqiptar hala edhe sot
Ne sytë e tyne mbeti si teshë
Dhe po nga ato shtete nuk i pushon kuja.
Vallë përse nuk i vret ndergjegjja
Dhe politikën e tyne t’keqe ndaj nesh
Ta kenë lanur, kjo do t’ishte përgjegjja
Athere mund me pas dhe paqe mes nesh.
E masandej do t’vinte bashkpunimi
Me ndihmesë te duhun dhe reciproke
Nuk do t’lejohej ujtit turbullt peshkimi
Plane e biseda do t’ishin pa ekuivoke.
Nuk ashtë ma shqyptari si dikur
I mirë dukej me dujçit n’krah…
Tash koha e kompjuterit te uruem
I kaloj ma koha e mjegullt,
“natës se shtrigave” për gjah..!
