Kasam Shaqirvela:Përherë zgjedhje asnjëherë zgjidhje


Kasam Shaqirvela:Përherë zgjedhje asnjëherë zgjidhje

*Zgjedhjet te ne nuk ofrojnë zgjidhje të problemeve veçse e zbrazin xhepin e shumicës(masës së popullit) ndërsa e mbushin xhepin e pakicës(politikës që fiton)..!

Ah, sikur të ishte ndryshe..?

Bie fjala politika të mendonte dhe të punonte për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave që do të vijnë.., ky do të ishte opcioni politik të cilin duhet t’a votojë populli….e jo ata të premtimeve patetike dhe boshe, plaçkitës të pasurisë dhe vlerave kombëtare e shtetërore…?!

E tashmja e mirë e popullit nuk është një thes miell, një pako vaj, apo një mëditje argati…sepse, viti ka 365 ditë.

Mirëqenia duhet të jetë e qëndrueshme… sikurse që duhet të jetë e shpresueshme edhe ardhmëria por, jo në emigracion porse këtu, në trojet tona; siç thotë mendja e ndritur popullore: “guri është i rëndë në vend të vet”.., ai si të rrokulliset një herë, pastaj lehtësisht e lëviz përherë!

About Post Author