Kasam Shaqirvela:Poezi


Poezi Kasam Shaqirvela

PENË E PUSHKË T’I BËJË NJË

Po mundohem me tru e trup

Për të bërë aq sa mundem

Penë e pushkë t’i bëjë një

Edhe plagët e çjerrura shtigjeve

Për me i shëruar vetë..brigjeve

Me fije shprese për t’ i arnuar

Kalvareve tona mbi shpinë ngarkuar

Që breznive tona në ardhje

Ardhmëria të mos u ngecë

Po t’u vijë përherë me zbardhje

Dhe vetëm përpara le t’u ecë…

As të mos bien ne dorë të huaj

Se më shpirti të mos u vuaj

E unë këtë punë e kam me ashk

Dhe po ju them se dua për t’i parë

Të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë

Asnjëherë më të mos jenë ndarë

Nga turku, greku apo dhe shkjau

Dhe ju o shqiptarë të mirë

Që dejve u rrjedh gjak ilir

Mos u bëni qole e tjetërkujt

Mos lejoni tjetri me ju me luajt

Por njëri-tjetrin ta doni me ashk

Se ne, s’kemi çare pa u bë bashkë!

About Post Author