Kasam Shaqirvela:Pritpërcjellje mendimesh


Pritpërcjellje mendimesh

Në odë të burrave i vetmuar

Pres e përcjell mendimet

Për një kohë që ka shkuar

E në odë m’i la kujtimet.

Herë më ngushëllojnë ata

E herë ato i ngushëlloj unë

Si dy Drinat që i bien sinorit

Tok me zanat që lahen n’Bunë.

© Kasam Shaqirvela

About Post Author