Kasam  Shaqirvela:Vitit në ikje


Kasam  Shaqirvela

Vitit në kje

Edhe ky vit po zhagitet ngadalë…

Nëpërmes tymnajës, nebulozave e politikës

Taboret e partive njëra-tjetrës i rrinë përballë

Në portalet mediatike me stil të estetikës

Mes për mes me pallë në dëm të etikës

Pamje anemike nga fytyra disa herë të vjela

Të njëjtat portrete,.. nga e hëna tek e diela.

*

Ja, kur bëhesh kungull e kapesh në gardh..!

Dhe kurrë s’të shkon mendja të zbresësh vetë

Të dhëmbin më sytë prej kësosh papagallë

Që e shohin partinë si një garanci për jetë

E një ditë mbase do të vijë edhe fundi yt

Kur ty si i marrosur do të sillesh vërdallë

Do doja ta shohë fytyrën tënde në fyt me litar

Të të kujtohet edhe ty se sa të pafajshëm

Bashkë me familjet e tyre, në qafë i ke marrë!

About Post Author