Kasam VELA-Dhe ja,..sa kohë paska kaluar


Dhe ja,..sa kohë paska kaluar, herë duke mbjellur, herë korrur e bluar, pesë dekada me mundime, duke situr fjalë e tjerrë mendime, për të bërë dhe ca shkrime, me laps në dorë dhe me fletore, si në zheg vere si në acar bore…,të përpjetës dhe tatëpjetës..,Sizifiçe me hallet e jetës, i pagjumë sikurse një lumë, mbushur n’orteqe prej dëbore, udhëtimit drejt asaj kurore…

© Kasam VELA

About Post Author