Kasam Vela-Po s’ngrihemi vetë


PO S’NGRIHEMI VETË

Ç’ke bre burrë qe po rri menduar?
E s’po na i thua veçse dy fjalë
Ai shpirti yt mos është ligështuar
Apo zemra yte nuk i lë për të dalë.
*
Kujt për t’i folur, cilin për ta mallkuar
Pse Atdheun të vetëm e kanë lënë
Po ti “rro, o për për të treguar”..!
Se këtë dhuratë kush na e ka dhënë.
*
Ne në gracka të huaja biem fort lehtë
Dhe shohim ngushtë se s’mundemi më gjerë!
Po s’grihemi vetë, s’na ngrenë as fletë
Do të mbetemi jetimë me babë e nanë…?!

© Kasam VELA

About Post Author