Kasam Vela …post by admin…


 Kasam Vela

*

Sot, në shenjë përkujtimi për poetin tonë të madh, Lazgush Poradeci, poezi kushtuar atij ,e marrë nga libri poetik me titull: “Vals i tingujve të shpirtit”, të autorit Kasam Shaqirvela

*

PRANË BREGUT TIM

(Lasgush Poradecit)

Pranë Bregut të Liqenit ngjyrë Blu po rri

N’furkë t’shpirtit e tjerri hollë shtëllungëmendimin

Valët më lagin pa kërkuar falje nga unë njeri

Gjunjët ngulur në zall, shenjë kufiri qëndrojnë

Shpirti po m’rresh etjet buzëve t’mia t’çara gjithnjë

Syri palodhshëm survejon horizontin n’vegim

Dhe malli më djeg për atë që m’është tretur

Në lënie gjurmësh si një fosile-skelet i mbetur.

Hija po lëkundet nga erëndjenja përtej detit n’valëzim

Mundimshëm përçapet t’ma ngrohë shpirtin e trazuar

Kujtimet si gjerdan përqafur për Shëngjergj t’fëmijve

Përshëndetjet pagane t’gjakut dhe t’fisit n’vazhdim

Dhe unë përmendem nga dehja n’valë mallëngjimi

Nga thellësia e detit t’njelmët, m’del Lasgushi n’këndim

I çartur mes dallgëve në ngritje të flamurit shqiponjë

Të një peshkatari t’vjetër që erën ma kish jelek në gji

Tek tund flamurin e barkës n’përmbytje,

Nositi fitimtar gjithnjë..!

About Post Author