Kasëm Shaqirvela-Udhës për në Olymp


Udhës së zemrës kur u nisa
Me hapat e shpirtit të lirë…
As mendja s’e dinte se ç’prisja
Përpjekja ishte tejet e vështirë.

Asketët më thonin asketçe…
Udha për në Olymp di dhe të rrënohet
Poetët ngulmonin bohemçe
Thonin,-dëshirën e zemrës së ndezur
Veç perënditë mund të ta dhurojnë.

Dhe Hyjnitë krejt sa ishin
Në sofrën ku shërbente Ganimedi
Të ftuar dhe mua më kishin
Në gosti kishte vend dhe poeti.

About Post Author