
Para 104 viteve, në Peruxha te Italisë, mbylli sytë në rrethana të pasqaruara deri më tani, babai i shtetit të dytë shqiptar, Ismail Qemal Vlora.
LAVDI..!
PLAKUT TË VLORËS
(që tha: -“Shqipëria do të bëhet”
(Ismail Qemalit)
Epo ngjarjet rrjedhin si ujvarë
Për trimat e vërtetë shqiptarë
Gjithë sa qenë, për Mëmëdhe
Që luftuan për gjuhë, komb e Atdhe
Pamëshirshëm, në pabesi,
Me tradhëti nga lakmia
Ky janari i zi ç’i përpiu….
Si sot 104 vjet më parë
Me helmimin vrastar
Shumë nga ne të lëvduan,
ca s’e lanë dhe pa të sharë,
Ty, o Ismail Qemal Vlora
S’t’u dridh qerpiku e as dora
Kur nënshkrove “Aktin e Pavarësisë”
Për të gjitha Trojet e Shqiptarisë
Dhe kur vendin e mbuloi bora
Ishte gati për ty kurora…
Por haxhiqamilët nuk e lanë
Shpirtzitë qanin për sultan
Ishte viti 1919-të
As për moshë nuk pyet
Si për pleq si për të rinj
Gjithandej Shqiptarisë
Ia veshi këmishën e zisë
Për Ismail Qemalin
Të Mëmëdheut djalin
Në Peruxha të Italisë
Që e helmuan luanin
Babain e Pavarësisë
S’e nuk ia ndërronin xhanin
Armiqtë e Shqiptarisë.