NË PRITJE JAM

Përditë e pres ditën time
Të më vijë pa shtrëngatë
Ta ndiej dhe ngrohtësinë
Që i mungon shpirtit tim
Atë ngrohtësi që më vinte
Prej zemër nëne dhe tatë
Sepse tani, për çdo ditë,
Dashuria me urrejtjen
Mes vete janë përzier..
Dhe shpirt e zemër
M’i kanë në brrejtje
Si borxh i vjetër
I pa kthyer..?!