Përkujtim në shenjë nderimi

*
PËRJETËSIMET JANARÇE
(figurave kombëtare që u përjetësuan janarëve të zez, njëri ndër ta edhe I. Rugova)
Dhe janarët në fillim ishin gri
sikurse e murrmja por,
i kaluan të gjitha nuancat dhe
arrijtën e u bënë të zinj,..
aty në ditën e 17-të… madje dy herë,..
në largësi kohe e gjeografie pati përjetësime,…
i pari në luftë të tmershme
pasi mundi tufanet aziatike për dekada,
qe armiku i brendshëm-ethet, ai që..
e preu në besë…!
I dyti ishte armiku i jashtëm-atentati
që i preu në lulen e rinisë, i ndihmuar
nga tradhëtia e brendshme..?!
Dhe përjetësimi i 21-shit erdhi
pas një lufte gandiane,..që pati
reflektime mondiane….,
ku burrështetas të mëdhenj
ia shtrënguan dorën,
tek sa bëheshin gati
t’ia vënë kurorën,…
e Dardanisë…
Por nuk i la armiku
që ishte brenda e jashtë,
s’i lejoi as tmerri,
ai i trupit e shpirtit-kanceri
që e preu në besë,…
në dymbëdhjetë pa pesë
këtë vigan epoke, bir të kësaj toke…
Ky kapiten i cili anijen shqiptare,
që po e humbte lundrimin në fundosje,
siç e humb udhën shpijari në oborr të vet
kur shpresa i shkon në sosje,…
e drejtoi kah bota demokratike perëndimore,
nga ajo e vlerave njerëzore …
atje ku dhe Dielli jetëdhënës dremitet prore..!
Ti, o dardan, që në zemrat shqiptare
ndeze flakadanin e pavarësisë,
ti pishtari i çetës së profetëve
andej e kërkove ndihmën e zotit tonë
për bekimin e Dardanisë…
për bashkimin e Shqiptarisë…
si dhe ta zbonte zgjedhën e rrobërisë
bashkë me frikë-ndjenjën e robit prej tiranisë.
Ti, o presidenti historik ….
që rreth qafës e mbajte një shall,
simbolikë ilire për Kosovën me hall
edhe zemra të pati zjarrmi,
a shpirtit i reshte një mall
për tokë dardane , për gjuhë nëne
për Pavarësi….
prandaj dhe, qiri, për shpirtin tënd fisnik,
i kërkon stina janarit për të kall’..!