URNA E MOÇME
(Gjuhës së nënës)

Edhe pse jemi fort t’shpërndarë
Anekënd… Globit
Kudo që ndodhemi, jemi të pandarë
Dhe, ndihemi shqiptarë…
Jo kurrë s’ndihemi me ndjenjë robi
Mburremi për rrënjët tona të lashta
Pa çka se disa kanë predikimin e Kryqit
Dhe te tjerët mbanë dersin e Hënës
Kurse shpirti e zemra jonë
E ka veç një, atë të gjuhës se nënës!
Pra, ne ta ruejmë ate si sytë e ballit
Sepse ajo ashtë urna e moçme që
E ruan gjenin e shqiptarit..!