Kasëm Shaqirvela:Vullkan i pashuar


VULLKAN I PASHUAR

Është vullkani që m’del nga xhani
dhe m’i mbush krojet e poezisë
n’ujitje vendesh nga Mediterani
që mbushin detet e Pellazgjisë..

Ky vullkan është i pashuar
qysh nga koha e lashtësisë
ma ngroh trupin e acaruar
gjalluar nga fryma e Hyjnisë.

Për do mite dhe do legjenda
që bëjnë fjalë për të parët e mi
më qanë shpirti, më dhemb zemra
kur m’i prek ai që vlerën s’ua di.

About Post Author