Kastriot Fetahu-KUÇOVA


Kastriot Fetahu

KUÇOVA

Në diten e falenderimeve në USA më erdhi nje dhurate simbolike e krijuar nga dikush posacerisht në Kucove, qytetin tim te lindjes, te cilen ma dhuroi nje mik qe kam fatin ta kem mik prej dekadash.
Ne jete kam njohur shume njerez, por eshte nga vlerat me te medha intelektuale dhe me integritet manual, i njohur madje dhe ne qarqe te larta te caktuara nderkombetare per angazhimin në punen e tij.
Simboli i qytetit pusi i naftes dhe nje avion ushtarak ajo dhurate, qe me inspiroi te shkruaj pak fjale per ate qytet.
Kucova, qyteti i pare i industrializuar i vendit tone (qyteti Stalin nga 1951-1990), eshte vendbanim i hershem i fisit ilir te desareteve.
Në vitin 1928 u shpua pusi i pare i naftës dhe qe prej atij viti u konsiderua vendburim nafte edhe ne literaturen shkencore jashte e brenda Shqiperise.
Ne filmin e famshem shqiptar “Gjeneral gramafoni” kemi kete dialog midis gruas se prefektit (Margarita Xhepa) dhe perfaqesuesit italian te shoqerise Aipa (Sherri Mita).
-Kucova eshte vend i pasur zoti Mikele-.
-Kucova eshte llotari zonje, eshte dicka qe nuk shihet me sy-.
Dhe Kucova rezultoi “bingo”, aq sa edhe “Sata” e famshme italiane (kompani publike transporti ne Italine e ‘40 te shekullit te kaluar) punoi me naften tone qe transportohej ne Itali ne ate kohe dhe rruget e Italise u shtruan me bitumin e naftes se Kucoves.
Nje qytet disident ku perplasja e pare shenohet me greven e punetoreve te naftes ne 11 shkurt 1936. Ne sistemin komunist nje perplasje e forte ne nje ndeshje futbolli ne 5 qershor 1988 perfundoi me djegien e nje makine te policise, si dhe me arrestimin e shume njerezve midis te cileve dhe kryetari i komitetit ekzekutiv Naun Halilaj.
Nuk e di pse nuk i eshte bere jehone nje grupi te vertete disidentesh me intelektuale, qe u burgosen si Nuredin Skrapari, Thoma Grillo, Guri Thanasi.
Kucova, qyteti i viles se Ing.Toptanit qe u kthye ne shtepi pritjeje qeveritare me pas.
Kur isha ne klase te peste shkuam për nje vizite ne shtepine e mësueses kujdestare qe ishte e semure. Ajo quhej Zhaneta Xhacka, bashkshortja e nje personaliteti te naftes shqiptare Ing. Petraq Xhacka (u denua me vone si sabotator dhe ndrroi jetë në New York para disa vjetesh).
Edhe sot e mbaj mend menyren sesi na sherbeu ai edhe neve nxenesve edhe zyshes sone. Me dukej vetja si ne nje skene filmi me cfare shikoja aty. Nje burre elegant ne sherbim dhe sjellje ne nje shtepi te tille qe ishte dhe godine italiane.
Kucova, nje vend absolut intelektualesh, ku do kujtoj vetem dy prej tyre, drejtorin e shkolles se mesme Nazif Kurti nje personalitet socialdemokrat ne thelbin e tij me nje inteligjence te lakmuar ne perceptimin dhe zgjidhjen e problemeve si dhe nje intelektual Ing. novator me pamjen më te zgjuar qe kam njohur Dhimiter Shuperka, personalitet ne fushen e mekanikes se naftes, nje person qe me ka inspiruar me antikonformizmin e tij te shkruaj sentencen – Intelektualet e vërtetë nuk janë asnjëherë pro qeverive, sepse ata nuk janë as pro vetes, pasi limiti i tyre është e verteta absolute.
Ai qytet ka njohur kultura te shume popujve, austriakë, italianë, e nga e gjithe lindja komuniste dhe me pas nga Kina, kane punuar e jetuar ne ate qytet duke filluar nga polaku Stanislav Zuber qe erdhi nga Kaukazi ne Kucove ne 1934 (u pushkatua ne 1948 si sabotator) dhe mbaj mend te fundit nje inxhinier nga Azerbajxhani diku nga viti ‘90, qe pershtypje me te madhe i beri monumenti i Stalinit ne ate qytet.
Kur ne vet nuk e kemi më në Bashkimin Sovjetik, si ka mundesi që e mbani ju (?), na tha në nje bisede me ne inxhinieret e ndermarjes ku mbajti leksione.
Kucova ka pasur mjeshtrat dhe zanatcinjte me te mire te mekanikes ne rang vendi.
Nje qytet me nje emer qe shkencerisht nuk ka nje shpjegim zyrtar, por qe nuk e ka penguar te jete dikur nje qytet elitar ne cdo aspekt.
“Reklamat” ne rrugen e pazarit, ku edhe sot kujtoj se ishte nje vend debati artistik apo kulturor te rinjsh.
Aty kam degjuar p.sh. nje lloj konkursi me tituj filmash ku mbaj mend se Albert Gjergji ishte protagonist.
Aty kam degjuar debate zanatcinjsh qe me impresiononin per seriozitetin shkencor te tyren.
Kinemaja nje godine italiane, me nje administrator te apasionuar si Skender Jace, qe i dha emrin asaj zone banimi me nje bulevard perendimor, xhirro e te cilit me ngjante me xhirron e madhe te Tiranes kur isha student.
Kucova me dy grupe te fuqishme ne rrjetet sociale si Kucova klub dhe Kucova ❤️, grupe qe percjellin kulture dhe bashkojne komunitetin emigrant te atij qyteti, qe kane per administratore dy pasionante si Vladimir Duraj dhe Majlinda Kembaci.
Kucova qe ka ngelur ne zemren e te gjitheve ne banoreve te saj edhe pse jemi shperndare ne gjithe boten.
Te falenderoj perzemersisht miku im i cmuar per dhuraten me simbolet e Kucoves, qytetit tim qe me dha gjithcka qe mundi në jeten time dhe edhe une modestisht atij qyteti te bekuar.

K.F.

About Post Author