Kastriot Fetahu:Buzët e një gjethi


Buzët e një gjethi,
të vetmuar,
i artë, në të kuqërremtë,
më ftuan atë mëngjes,
të flisnim.
Kujtimin e vjeshtës,
më dhuruan,
mbështjellë,
me lëvore mendimi.
Dimri zemërak,
vjedhurazi,
thau lëvoret.
Mendimi vjeshtor,
u tret në ajër,
si drita e vetëtimës,
në natën pus.
E vjeshta lotoi,
e trishtuar,
me një gjethe,
harruar,
në buzën e saj.
Për të,
ai mëngjes,
…Nuk do të vinte më…

K.F.

Chicago 12/01/2021

About Post Author