Kastriot Fetahu:Më kujtoi pasazhe nga “Harku i Triumfit”…


Pak minuta pas postimit të “Dromca Bukowskiane 3”, më erdhi privatisht kjo përsiatje me ngjyra “Remarkiane”, e cila më kujtoi pasazhe nga “Harku i Triumfit”, ku në vënd të Calvadosit është vera e bardhë. Autorja nuk donte ta postonte në faqen e vet dhe në nderim të saj po e postoj këtu me dëshirën që më shprehu. Respekt për talentin e kësaj zonje, me vlera të larta njerëzore, për këtë shkrim të bukur dhe elegant.Tek qendroj ashtu shpenguar, e ne dore rrotulloj perhumbshem goten e veres se bardhe, pulis syte gjysem te mbyllur gati, sa nga ngrohtesia e atij lengu te bardhe qe e pi me gllenjka te vogla sikur kam frike se mos mbaron ai cast idilik midis meje dhe gotes si dhe atmosferes perreth…E di, qe s’mi ndan syte me ate shikimin tend ne dukje i qete, por qe nje tik i lehte nervor ben qe te pulisesh syte disi me shpesh, qe tregon qe je ne ankth…ndoshta, ngaqe do te dish c’mendoj ne ate cast perhumbje, ose c’pergjigjie do ti jap pyetjes tende se si ndihem kur shkruaj…Me pelqen te shoh ashtu ne pritje, i heshtur por dhe kurioz…E di, jam femije i perkedhelur, qe me pelqen te luaj me pritjen, me ate harkun kohor midis pyetje dhe pergjigjes…me duket sikur luaj kukafshehti e nje buzagaz me pershkon…E di c’me pelqen me shume…ai casti kur nje mashkull i pjekur ne moshe, e ne kete rast ti, ndjehet paksa femije perpara nje femre me te re capkene, ku humori dhe shprehja e fytyres ndryshon cdo cast, si nje qiell qe pershkohet nga rete ne nje dite Maji, ku duken sikur kercenojne cdo cast token per ta lare ne nje furi lotesh, qe zbresin nga rete e deshperuara, qe kalojne e thuajse varen kodrave te qytetit, por pastaj ikin ashtu tere turfullime per t’ia lene vendin nje dielli shkelqyes…Syte e mi jane dy diej te vegjel qe shndrijne, paksa me dinakeri, si te jem nje Lolite qe dua te josh poetin tek ti…Dhe them…Nuk di te shkruaj, por ndjej ne menyren me te krisur e kete e hedh ne leter, qe te kuptoj deri ku arrin cmenduria ime… sepse vetem ne ate menyre mund te perjetesoj jeten, dashurine, urrejtjen dhe paqen…Shoh qe shtendosesh, mbeshtetesh pas shpinen se karrikes…pi nje gllenjke nga konjaku yt zgjat doren si me frike, me doren tende mberthen doren time te brishte, duke e shtrenguar lehte dhe hesht. Nuk kishim nevoje per fjale…ajo ish poezia jone me fjale te ndryshme dhe e perkthyer ne te vetmen gjuhe te perbashket…Heshtjen…A. T. ITALI.

About Post Author