Kastriot Zenollari-Dy palë sy nga “qielli” “


Dy pal sy nga “qielli” “.

“Ne çdo kohe po ndihem i vrojtuar,

dy pal sy sikur duan te me prekin,

mendjen po vras duke u menduar,

te dyja i di t’kujt jan,kujt i perkasin.

Nje pale jan te Babit tim, prej fisniku,

diten kur iken nuk isha, mua s’me pan,

shum ishin merzit,i kish mbyt meraku,

per syte e mi kishin pyet,se”Ku jane?”

Pak para se te shkonin,ju kishin then,

“Po si pame ata sy,gjithmon ulur jemi,

shpirti jon plag,rehatin ska per ta zen,

lusim Zotin,pa par ata te mos nisemi”.

Pala tjeter jan te Nenes time ,heroine,

dit e nat nga nga une, kurr nuk shkojn,

sa her m’pikojn ne koke e di t’kujt jane,

kur me shohin nga large ,nisin e lotojn,

Diten qe do shkonin me kishin perball,

her buzeqeshnin e her po dritheronin,

thell ,brenda tyre tregonin shum mall,

syt e mi ishin te fundit qe po shikonin.

Ne çdo kohe e di qe nuk jame i vetem,

perveç Zotit,Babe e Nene me mua jan,

larg nga njeritjetri,syt seç na mbeten,

deri sa perseri bashk te jen,te pa ndar”.

“I Lumtur jame shum,per Babe e Nene,

ata s’me ndahen,vetem kurr s’me lene”.

About Post Author