Katastrofë ekologjike e ekosistemit Pishë Poro-Nga Dr. Selman Mëziu


Nga Dr. Selman Mëziu

                                                                  Studim

          Ndodh që për arsye objektive ose subjektive të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht një biosistem ose edhe arkitekturë  peisazhistike bujqësore, fshatra, bile edhe qytete si ai i Romës së lashtë kur Perandor Neroni dha urdhër t’i vihesh zjarri, natën e datës 18 dhe 19 korrik  në vitin 64  p.k.  Zjarri zgjati 9 ditë.  Ndërsa llava vullkanike me mijëra e mijëra tonelata e mbuloi me hirin vullkanik qytetin e Pompeit më 24 gusht  të vitit 79 p.k.  Roma u rindërtaìua më pas, ndërsa qyteti i Pompeit me zbulimet arkeologjike të vazhdueshme na befason me  njerëzit e shkrumbuar dhe arkitekturën ndërtimore mahnitëse, për nga shijet dhe dijet mbi këtë shkencë.  Kuptohet në shtratin e asaj kohe.

  Ndërsa një biosistem natyror dhe artificial u dogj i gjithi për shtatë ditë, në fund të muajit Shtator dhe fillimi i Tetorit 2023. Shenjat e para të zjarrit u pikasën pas ditën e 23 Shtatorit. ‘’Adil Dika, roja mjedisor i Pishë Poros njoftoi me një herë shefat e tij, sapo një tym i bardhë u ngrit mbi Gallan, pranë fushave të Darzezës.,, Këto janë njoftimet e para. Pastaj ndodhi katastrofa, ku qindra hektar pyje, ose brez i gjelbërt bregdetar, pishë e egër natyrale, e butë dhe deti mbjellur dora dorës deri në vitin 1990, u banë shkrumb e hi. Këto ditë stine vere të tejzgjatur me thatësira shumë të mëdha në ‘’Rezervatin natyror të menaxhuar, Park natyror,, u kthye në një kufomë të shkrumbëzuar, peizazh shëmtues, mjedis i idhnuem e i pështirë nga pamja.

               Mirëpo kushdo specialist pyjesh, biolog, ekolog, studiues i gjeografisë apo i histori formimit  ose suksesionit bimor që ndodhi përgjatë brigjeve të Adriatikut kërkon të dijë më shumë mbi gjeografinë, histori formimin  dhe dinamikën e ngjarjes. Ku ndodhej vallë ky peisazh i gjelbërt  ngjitur me të katërtën e ujrave të detit Adriatik?

     Pak njohuri gjeografike  dhe historike.

      Formimet e tokave ranore lymore etj, vegjetacioni bimor, bashkëshoqërimet, ekossistemet pyjore përgjatë brigjeve të Adriatikut kanë pësuar ndryshime në rrokullimën  ethshme të shekujve. Kemi mundur të gjejmë pak gjurmë të emërtimeve apo përshkrimeve të tyre. E sigurisht lypset kërkime të reja plotë këmbëngulje e vullnet. Po japim një pjesë të studiuesit italian Prof. Gjovani Lorenzoni: ‘’Një tjetër lagunë mjaft e gjerë, gjendet ma në jug,  si Soli,  Poro, dhe ai i Artës  në mes Vlorës e lumit Seman.,,(Giovani Lorenzoni, L’Albania agricola, pastorale, forestale. In: ‘’Principi di econ. Alb.,, P.77, Padova 1940)  Sipas ndarjeve gjeografike të fushës së pa mbarim të Myzeqesë ku Pish Poro  ndodhet në ‘’Myzeqenë e Vogël, (Myzeqeja e Fierit) (Gjeo. Fiz. shq po aty f.487).  Dhe ja po e saktësojm edhe më tej. ‘’Myzeqeja e Vogël… shtrihet midis Semanit  dhe Vjosës…,,(P. Qiriazi, ‘’Gjeogr. fiz. e shqip.,,f. 554 Tiranë 2019)

     Rrypi i ranishteve të Pishë Poros, Fier ka një gjatësi prej 9.5 km e shoqëruar nga një brez pyjor pishnajash e shkurresh mesdhetare. Ajo përbën fillesën e peizazheve mrekulluese për  vizitorët vendas pra të kombësisë shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës.

       Zaten ma në thellësi në mes grykë derdhjes së Lumit Vjosa dhe  rrypit të ranishteve e brezit të gjelbërt ndodhet fshati me të njëjtin emër Pishë Poro. Hapsirë gjeografike e banuar që merren kryesisht me bujqësi  në zonën Levan  Fierit. Bujq të apasionuar, dashurues të tokës fushore e ushqyese të brigjeve të lumit Vjosa dhe  bregut ujë kaltër ranor imët të detit Adriatik dhe të blektorisë.  Duke e transformuar atë në prodhimtare të fuqishme produktesh për t’u ushqyer e tregtuar.

    Formimi i ranishteve, sopeve (dunave)

        Një pyetje shtrohet për pylltarët dhe gjeografët e cila kërkon përgjigje. Si u formuan këto toka në brigjet e Adriatikut në dy anët e Vjosës?   Pra tokë formimi,  si ndodhi, kush e përcolli këtu pranë ranishteve bregdetare, vendodhja e tyre miliona vjeçare? Që sigurisht u krye nga vetë natyra, mbirja, rritja e shumë bimëve barishtore, shkurrore deri te pishat e egra që e quajnë pishnaja shekullore. Për këtë ne shfletuam revistën ‘’Shejzat,, ku nëpërmjet studiuesit Mehmet Beqiraj mësuam:’’Në fushat shqiptare  derdhen me rrëmbim të madh lumenjtë Drini, Mati, Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Devolli me Osumin nën emrin  Semani si dhe Vijosa.  Shirat e tepëruara dimërore, format shumë të rrepta dhe përbërja zakonisht qerëçore e kësaj malësie shkaktojnë një tretje (erozion) të fuqishëm të shtresave të saja tokësore. Kjo ju jep ujërave të lumenjve një përqindje të madhe dheu, dhe pra një fuqi të madhe mbatheje. Por me gjithë këtë fuqi të madhe të mbathjes lumenjtë e Shqipërisë nuk formuan dot një fushë të pa ndërprerë anëdetare.,,(Mehmet Beqiraj, ‘’Vend -Lindja.,, Në: ‘’Shejzat,, Maj -Qershor  5-6. N. III. F. 100. 1959)

     Këto fusha sipas klasifikimeve gjeologjike dhe prejardhjes së tyre e mbi të gjitha të kohës se depozitimeve sipërfaqja tokësorë e Pishe Poros ban pjese në ‘’depozitime neogoniçi dhe kuaternari,,  Ato kuaternare sipas origjinës së tyre thirren ‘’aluvionale.,,

     Lind pyetja si paraqitesh situata e tokave apo ranishteve buzë brigjeve të detit para ndërhyrjes së pylltarëve me pyllëzime?  Në sipërfaqet përbri ranishteve për plazhista, ngrihen dune me një lartësi edhe deri ne 4 metra. Krijuar nga lëvizjet e ranave nëpërmjet forcave të erës ku  vegjetojnë barëra tipike shumë vjeçare të brigjeve të Adriatikut.  Prania e sopeve  prej rëre dhe shtresave të saj në sipërfaqe të gjëra kanë sjellun në mjediset e tyre, thatësira të tej skajshme, por gjendeshin e gjejmë gropa me ujëra të ndenjura, të ardhura nga vetë deti dhe ranishtet e kripëzuara. E këto kanë sjellur ranishte të xhveshura, me pamje tronditëse nga mungesa e bimëve barishtore ose shkurrore  të brezit mesdhetar. Dhe ja se si shprehet studiuesi inxh. Vehbi Dermani mbi përbërjen e ranishteve bregdetare dhe gjendjen e ujërave freatike: ‘’Brezi ranor bregdetar, përbehet nga rëra me përmbajtje shumë të pakët pluhuri dhe lymi (4.8%) dhe lendësh ushqyese, me ujra nën toksore  shumë afër sipërfaqes së tokës (në dimër 40-50 cm), pra në kushte mjaft të vështira.,,(V. Dermani. Kulturat dhe mënyrat…Në: Përmbledhje studimesh për pyjen 1969-1983. F.15. Tiranë 1984) 

     Në këto raste pylltarët nuk kanë qëndruar indiferent, por nëpërmjet eksperimentimeve e më pas mbjelljeve, arritën të krijojnë makjen mesdhetare, pisha plus shkurre të ndryshme përherë gjelbërta ose gjethe ranëse.  Vetëm bimë mjekësorë e aromatike ndodhen ose vegjetojn 112 lloje.  Ёshtë kryer një klasifikim tipologjik e bimësisë  sipas vendrritjeve pra mjediseve tokësorë në përgjithësi  që vegjetojnë në këto brigje.  Bimësi të shumta barishtore të  kënetave, e brigjeve të rërave, të ujërave të ambëla, të tokave me nivele nën atë të detit, të brigjeve lymore ose lymore ranore të formuar në miliona vjeçarët.

    Duhet theksuar se shumëllojshmëria bimore u krijua në bashkëpunim të njeriut me natyrën, gjë e cila duhet t’iu mbetet testament i shenjte brezave që do të trokasin në jetën e Pishë Porasve por edhe mbarë shqipëtarëve.

  Si, kur u mbollën dhe ku shtriheshin pyjet e shkrumbëzuara

       Për të kuptuar bashkëshoqërimet bimore, natyrale dhe artificilae na duhet të hedhim dritë njohëse se cilat ishin llojet pyjore që mbulonin pjesërisht Pishë Poron.  Mungojn  studime shumë të hershme të kryera nëpërmjet mbarështrimit ose inventarizimit të pyjeve siç mund të gjendet dokumente të tilla edhe dy shekullore për pyjet e shteteve të Eurpës prendimore. Kështu që ne jemi mjaftuar në disa shkrime e studime të mbledhura aty këtu të autorëve të huaj dhe vendas.  Dhe ja nga një studim i vitit 1916: ‘’…në brigjet e Vjosës,  vegjetojn dendur, Shqopa, Mersina, Dafina,  Mareja, Xina.,, (Alessandro Marteli, ‘’L’Albania italiana.,, p.14. Firenze 1916)  Këto lloje më pas i janë afruar brigjeve të detit të ardhura nëpërmjet farës, degëve të ndryshme nga relievet kodrinore nga faktorë të ndryshëm përgjatë brigjeve të Pishë Poros, duke formuar pyje të rralla  shkurresh, ose këto si nën pyll apo me dendësi të plotë, pra mbulimi i tokës plotësisht nga kurorat. Tani ja të lexojm. Sipas Studiuest Ilia Mitrushi në brigje e Adriatikut, vegjetojn: ‘’Mareja (Arbutus Unedo), mënishtert (Cistus creticus. C. villosus, C.apelinsis,  C savlifolius), Milezat (Coronilla emerus), Vjexhësit (Cytisus monsspessulanum, C. triflorus); Shqopet (Erica arborea, E. multiflora); Mersina (Myrtus Comunis); driza( Pallurus  spina); Mretet (Phillyrea angustifolia, P, Latifolia, P. media); bezga (Phlomis fruticosa); Bafrat (Pistacia terebinthus,) Xina (Pistacia lentiscus); Dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus); Fidhësi ( Juniperus phoenica) etj. Ushinthi (Pyracantha cocinea).(I. Mitrushi. ‘’Dru. Dhe shku. e Shqip.,,f.7. Tiranë 1955)

   Po për masivin e Pyllit Mbret  çfarë kemi gjetur dhe ja përsëri nga i njëjti burim shkruar 68 vjet më parë: Pisha e egër ‘’…në vendin tonë takohet prej Shkumbinit deri në Seman, si dhe në të dy anët e grykës së Vjosës.,,(I. Mitrushi, po aty. F. 48. Tiranë 1955)

  E cila na vërtetohet nga një punonjës në shërbimin pyjor i cili shkruan: ‘’…pylli Mbret natyral me pisha të egra, të mëdha e moshë 100 vjeçare…,,( A. Koçi, 03.10.2023)

   Kemi ardhur në momentin të vërtetojmë ecurinë e mbjelljeve dhe dinamikën e zhvillimit përmasor dhe si biomase të pishnajve të Pishe Poros për të nxjerr në pah, në dritën e diellit, punën e madhe, këmbëngulëse, studiuese, shkencore mbi krijimin e brezave mbrojtës të kulturave bujqësore dhe funksioneve të tjera. Lexojmë me kujdes: ’Përpjekjet e para për pyllëzimin e këtyre ranishteve kanë filluar në vitin 1955. Formulat dhe skemat që kemi përdorur kanë qenë nga më të ndryshmet, sepse edhe terreni shpesh ka imponuar zgjidhje të ndryshme.  Rezultatet në përgjithësi kanë qenë të kënaqshme, për pyllëzimin e kësaj zone kemi përdorur pishën e egër, pishën e detit, pishën e bute dhe plepin.,,(Inxh. Sotir Deçolli,’’Eksperimente për pyllëzimin e ranishtes  bregdetare ne Pishe Poro.,, Ne:’’Ekonomia pyjore,, f. 18, Tiranë 1973).  Por cila ishte teknika  dhe rezultatet e korrura nga eksperimentimet shkencore në ranishtet e Pishë Poros. ‘’Pyllëzimet me pisha janë kryer si me  fidana të amballazhuar  me dhe ashtu dhe me farë(pishe e butë). Deri tani janë pyllëzuar  950 ha të cilat kanë krijuar një brez mbrojtës që së shpejti do të ndikoj në mbrojtjen e tokave ne afërsi.,, Dhe më tej: ‘’Në objekt fidanat  u mbollën në moshën një vjeçare në gropa 40X40X40 cm. Zënia dhe qëndrueshmëria e fidanave  ndaj thatësirës ishin shumë të mira.,, Ndërsa ‘’Mbjellja e pishës së butë u bë në gropa 30X30X30 cm në gjysmën e Marsit, duke vendosur në çdo gropë 2-3 kokrra(fara, S.M).,, (S.Deçolli, po aty, f.19)  Ndërsa mbjelljet me llojet plepash hibrid 154 dhe plep i Bardhe u kryen, por rezultatet’’Edhe në bregdetin e Pishë Poros janë kryer që më parë pyllëzime me plep, por rezultatet kanë qenë të dobëta e sidomos në zhvillimin e fidanave.,,(S.Deçolli, po aty, f. 20) 

   Kanë shumë randësi në shtimin, rritjen e biomasës të pishave bregdetare jo vetëm kushtet e tokës si struktura, tekstura përbërja në kripëra minerale dhe qenësia e elementëve bazë të zhvillimit të tyre, por edhe disa faktorë të tjerë mjedisor. Lexojmë me kujdes: ‘’Pisha e detit, dhe pisha e butë i durojnë shumë mirë erërat dhe spërkalat e ujit.  Te pisha e egër vihen re dëmtime të majave të kërcellit kryesor me degëzime të shumta. Pisha e egër, kur është e mbrojtur në vitet e para ka nje zhvillim me të mirë në lartësi se dy pishat e tjera (përkatësisht 67 e 64 %).,, (V. Dermani, po aty, f.17) 

   Pas një pune  me projekte pyllëzimesh, duke ju kryer shërbime kulturale duke zbatuar në çdo punim, shërbime kulturale, shkencën e ‘’pyllëzimeve artificiale.,, Kjo sigurisht e  ngjizur me punën e madhe, të vazhdueshme e përkushtimin e pylltarëve u arritën rezultatet të cilat janë dokumentuar në një ndër librat e fundit të pylltarisë shqiptare. Përgjate viteve u krijuan këto breza Pishë Poro  Dorzës etj. ‘’ Pyllëzime në Fier vetëm halor janë kryer 3 614 ha, Objektet kryesore te pyllëzuara në vite jane : Bregdeti Seman Pishe -Poro,.. lumi Vjosë e Seman…( ‘’Pyjet dhe shërb pyjor i Shqip. në vite.,, f. 110)

   Të zgjojm vëmendjen ne veprimin e nanës natyrë në ndërtimin e arkitekturës së gjelbërt ose e shpruhur ndryshe, po t’iu bëjmë një prerje vertikale në disa pika gjeografike,   specialistët e pyjeve do të shprehen. ‘’Llojet, bimësia që shoqëron nënpyllin,  shqopa (Erica arborea); Mersina (Myrtis comunis); Murriza disa nën lloje (Crategus sp.) Dëllinja e Kuqe (Juniperus oxicedrus); Dëllinja kokërrmadhe (Juniperus macrocarpa), Xina(Pistacia lentiscus),etj kashta, bari i bardhë etj. (G. Pina 02.10.2023) Gjë e cila shpreh dinamizmin e një pyllnaje.   Mbjellja me fidana pyjor pishe e eger, e butë dhe deti, rritja e tyre në lartësi përgjatë viteve krijoji kurora te gjëra. Sigurisht dhe boshllëqe nga tharjet për arsye të ndryshme dhe poshtë tyre filluan jetën e tyre një numër i madh shkurresh mesdhetare.  Këto të gjitha vetë vetiu, fara degëzime apo rranje te vendosura në hapësira rastësisht krijuan një nën pyll të mrekullueshëm strehë e qetë dhe ushqyese e shpendëve dhe kafshëve të ndryshme. Krijuam kështu në bashkëpunim me njëra tjetrën (njeri-natyrë) biosistemin, ekosistemin, bashkëjetesën bioekeologjike.  Pjesë të studimit të mësipërm, mund ti gjeni edhe në një material te randësishem të cilin shpresojmë se diku duhet të jetë ‘’strukur.,, Eshtë fjala per planin e inventarizimit të Pishe Poros kryer nga Inxhinier Telemak Nushi në vitin 1985. (Shënime, Fieri, Janar 1985. Inventarizimi i pyjeve. Me 26.01.198S. S. Mëziu) 

  Vlerësimet në shpatet e viteve

    Ka randësi të dihet se ku shtrihet tanima si ekonomi pyjore ‘’Bregdet Pishe Poro,,  për te saktësuar se çfar ka ndodhur me këtë ekonomi në rrjedhjen e viteve. Më parë u përpoqëm të japim veçoritë bioekologjike dhe përbamjen e bimësisë që me kohën mbuluan një brez të tërë prej 9,4 km. Nën ndikimi e faktorit njeri në bashkëpunim me natyrën. Rezultati ishin ndryshimet e vazhdueshme të faktorëve të mjedisit të brendshëm e rrethinave. Mirëpo cili është pozicioni i kësaj ekonomia pyjore? Ajo është quajtur “Bregdet Pish Poro” dhe shtrihet  paralel me ujërat dhe ranishtet e detin Adriatik. Nga jugu kufizohet me grykëderdhjen e gjërë të lumit Vjosa.  Ndërsa nga ana  veriore kufizohet me Kanalin e Hoxharës (Hodrovori Semanit). Nga krahu lindor ka kanalin  Bregdetar që ndan brezin pyjor bregdetar me pyllin mbret, Gallanin dhe ekonominë pyjore “Pishë.” Së fundi në perëndim kufizohet me ujrat e kaltra të detit Adriatik. ‘’Kjo ekonomi  administrohet nga AZM, Qarku Fier me  Drejtorinë në Divjakë te Lushnjës.,,(Inxh. G. Pina 03.10. 2023)

  Tani po japim disa tregues biometrik për të ditur e kuptuar se cila ishte kjo mbulese pyjore shumë funksioneshe. ‘’Janë pyje të mbjellë me pyllëzime artificiale me pishë të egër (Pinus halepensis); pishë deti (Pinus maritima); Pisha e butë (Pinus pinea). Diametri mesatar rreth 8-10 cm me lartësi mesatare që shkon nga 4-6 m. Ndërsa  ka pisha që diametri mesatar arrijn nga 20-22 cm dhe lartësi mesatare që shkojn edhe 14 m. në n/ ngastrat e padjegura.,,(Inxh. G. Pina 03.10. 2023)

    Shkruajtëm ma lart se këto pishnaja ose grumbuj pyjor kryejnë me mjaft  mirë funksionin mbrojtës te kulturave bujqësore nga erërat e kripura, më larg brigjeve të detit dhe brezit të drurëve halor.  Ne po shkruajmë se si e mendojnë specialistët e pyjeve  funksionin mbrojtës të tyre. ‘’Ky brez lot një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga erërat e detit, krijon një  rezervë lënde drusore në këto zona të varfëra me material drusor, dhe përbën strehë shume të mirë për ruajtjen dhe shtimin e kafshëve e shpendëve të egra. Po ashtu krijoi një peizazh të bukur, e mjedis mjaft i kandshëm për pushuesit në bregdet.,,(Gj. Fierza, K. Malaj J. Naçe ‘’Pyjet dhe shërbimi pyjor i Shqipërisë në vite.,, f. 51, Tiranë 2013)

    Pylli është ose duhet përfytyruar, konceptuar si një bashkësi jetese komplekse me elementët e saj përbërës drurët, shkurret, bimësinë barishtore, kafshët, shpendët, pra tokësor, nën tokësor ajror etj. Një tjetër element ashtë toka, si bazë themeltare, të prodhimeve të shumta, të cilat klasifikohen në prodhime e nën prodhime të bashkësisë ma të fuqishme mbi tokë, pyllin. Dhe vetë atmosfera lot një rol mjaft të randësishëm  duke ndërhyre aktivisht në jetën e kafshëve  dhe te bashkësisë bimore. Për arsye se ajo venë në dispozicion elementë të domosdoshëm për kryerjen e procesit të formimit të klorofilës, frymarrjes, avullimit etj.

   Dhe ja tani mjaft fakte që na interesojnë për fillimin dhe pasurimin e bashkësisë së jetesës pyll.  Lexojmë: ‘’Në vitin 1955, një kontingjent fazanash, të sjell nga Rumania, u vendos në Rrushkull në Durrës i cili u shpall rezervat gjuetie, dhe u konfirmua edhe si i tillë edhe në janar 1958 me urdhrin e Kryeministrit. Po atë vit shpallen rezervat gjuetie edhe Pishe-Poro, në Fier, dhe Velipoja në Shkodër…,, (I. Meko, G. Kacori, ‘’Pyjet në rrjedhjen e një shekulli,, f. 164, Tiranë  2018)  Për tu bindur në futjen e fazanit në shqipëri, po japim edhe një dëshmi tjetër shumë bindëse: ‘’Fazani ka filluar të aklimatizohet më  parë ne pyllin e rrushkullit (1955) e më vonë në Divjakë, Fushë Kuqe, Pishe Poro,  Belsh, Velipojë.,,(Akad. E shk. RPSH. Gjeogr. Fiz, e shqip.,, f.449  Tirane 1991)   Pra krahas shpendëve shtegëtar dhe të atyre të zonave bregdetare, biologët dhe pylltarët shqiptar shtuan edhe  një shpend të ri, si pasurim i biollojshmërisë me vlera ekonomike dhe zbukrim peisazhesh të gjelbërta.  Pasurimi i këtij brezi  mesdhetar i shtyu pylltarët shqiptar t’a vleresojn  për t’i shtuar kujdesime të  veçanta dhe mbrojtur sa ma mirë.  Sigurimi i shpendëve e kafshëve të egra kushte normale jetese, në mbrojtjen e tyre, në ushqimin artificial, në mbrojtjen e strehës së tyre të jeteses.  Dhe ja masat e marra: ‘’Rezervatet e gjuetisë të miratuar deri në vitin 1983, u përfshinë në kategorinë ‘’Rezerva natyrore e menaxhuar (administruar, S.M), ku u shtuan edhe 9 zona te tjera. Rrushkul, Durrës sipërfaqja 650 ha miratuar ne vitin 1995,  Pishe Poro, Fier 1500 ha miratuar në vitin 1983….,,(I. Meko, G. Kaçori, po aty, f.169) Më pas një tjetër klasifikim i rezarvateve të gjuetisë, për t’iu shtuar atyre randësinë e madhe dhe përkujdesjet për bashkësinë shpend, kafshë dhe mbrojtjen me ligje rigorozisht të zbatueshme. Lexojmë: ‘’Në rregulloren e muajit Korrik 1977, Ministria e Bujqësisë bëri një klasifikim të rezarvateve… Në kategorinë ‘’A,, ishin përfshirë 8  rezervate dhe konkretisht, Kune në Lezhë,….Pishe-Poro në Fier, Karaburun Llogora, në Vlorë…,,(I. Meko, G. Kaçori,po aty, f,166).  Dhe së fundi një vlerësim tjetër shumë kuptim plotë, që duhet të ishte në konsiderat dy heret që u dogjën, përcëlluan e hijezuan këto breza përherë të gjelbërta. Ja dhe pjesa e shkëputur nga një studim mjaft serioz:‘’Kategoria e IV: Rezervat natyror i  menxhuar/ Park Natyror…Pishë Poro Qarku Fier, Rrethi Fier me sipërfaqe 1500 ha,  miratuar ne vitin 1977…,,(I. Meko, G. Kaçori, po aty, f,179).  E cila mjerisht asht kthyer pothuajse në hapsirë hiri ngjyrë gri. Fatkeqësisht në një peisazh te mjeruar e të shkretuem.

                              

        Nuk do të rishkruajmë se si ishte dinamika e shkatërrimit përfundimtar të një ekosistemi të gjelbërt buzë Adriatikut në Myzeqenë e Fierit nga djegia e pyllit të pishave e nën pyllit. Do të hedhim disa mendime shkurt, mbi ardhmërinë e ish pyllit të Pishë Poros. Dhe ja çfar na shkruan inxhinieri i apasionuar i pyjeve, tani në pension: ‘’Më 14 korrik 2008, në të njëjtën kohë në orën 13:30 i vunë zjarrin Pish – Poros dhe Semanit duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme. Më zi se lufta ishte ushtima e rrëzimit të pishave të djegura dhe vala e nxehtësisë që përhapej.,, (G. Pina, 02.10 2023)

     Gjithëçka u hijezua, u nxi nga kalimi i gjuhës së tmerrshme të flakëve. Mirëpo ndodh shpesh në natyrë, e mbi të gjitha në pyje që ruajnë në thellësi, në gjirin e tyre prej materialesh vegjetative të dekompozuar ose gjysmë të tilla organe shumimi. Ky frigorifer natyror ruan  farat me fuqi mbirësie normale, rranjë, degëza apo trungje me pak plagë, por të gjalla, që me kalimin e kohës ‘’zgjohen nga gjumi i detyruar,, nga plagët e marra dhe, ripërtërijnë pyllin. Kuptohet me një tjetër bashkëshoqërim gjallesash bimore e abodanc dominance. Dhe ja rezultati:  ‘‘Pas, dy tre vitesh, një filizëri e mire shpërthu atje ku ishte djegur (Pish Poro, Seman në 2008). Por sot situata është më e vështire për ripërtritje. Ka më pak fara e pjesë vegjetative të gjalla. Natyra ndoshta do të triumfoje, por do të kërkoi  kohë.,,(A. Koçi 02.10 2023)  Ne këto kushte të reja stacioni, vend rritje, kërkohet edhe një herë ndërhyrja me projekte, për kujdesime kulturale e ripërtritje me farë ose mbjellje me fidana pjesërisht.

     Mirëpo do të duhen më shumë se gjysmë shekulli për të fituar pyjet qe kemi patur. Dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kryhen ndërhyre pa projekte inxhinierë pyjesh dhe zbatimin e tyre me rigorozitet. Të shpresojmë të mos ju hapin udhën ndërtimeve pra hekurit e betoneve. Ekosistemit natyror dhe krijuar nga njeriu në Pish Poro, Dorëz etj do t’iu shtohen e zgjaten vuajtjet e krizat mjedisore në pafundësi kohe.