Katerina Leka
Një jetë plot me ngjyra

Eh, të të them diçka.
Nuk dua shumë gjëra nga jeta.
Gjithmonë më ka pëlqyer vetmia.
Kam dashur gjithnjë,
Një shtëpi të vogël në fshat.
Disa drunje të digjen në sobë ngadalë ngadalë,
Dhe tymin e saj teksa po zhduket brënda natës.
Një kafe të ngrohtë mëngjesin e nesërm,
nën tingullin e shiut që perplaset ne çatin më të afërt.
Edhe mjergullën e dua.
Të na shoqeroj dorë per dorë neper sokaqe.
Edhe nje familje.
Ndoshta nje familje.
Me dy femijë, pak grindavec.
I pari, do me ngaj mua
Ndersa i dyti, ty.
Nën sfond do tingëllojnë zhurmat e filmave bardh e zi.
Por do jetë,
Një jetë plot me ngjyra.