Katerina Leka-Si përfshi në librin “Antologjia e Poezisë Greke 2021”


Katerina Leka është nga Gjirokastra,shkruan poezi në Greqisht dhe ne Shqip,jeton në Athinë dhe ka marr pjesë me disa poezi të saj në botimin e librit “Antologjia e Poezisë Greke 2021”. Libri saj “Mitos” pritet të dali brënda vitit. Ajo shpreh se poezia dhe arti kanë ekzistuar gjithnjë në jetën e saj, dhe na tregon “sekretin” se si mund ti bejme fëmijët tanë të adhurojnë librat dhe leximin. Ajo rrëfen se pavarësisht se ka ndjerë racizëm ne Greqi për shkak të prejardhjes së saj,shumica e shoqërise e ka pranuar tashmë.Katerina merret gjithashtu me fotografinë dhe aktrimin. Teatri dhe kinemaja janë dy pasionet e saj më të medhaja. Ajo aktualisht shkruan dy skenare për teatër, dhe dy filma me metrazh të shkurtër.

-Si erdhi poezia në jetën tuaj?
Unë besoj se poezia gjithnjë ka ekzistuar në jetën time,madje aq herët saqe nuk gjeja fjalët që ta përshkruaja.Ishte diçka shume normale dhe natyrale për mua,thjesht kerkoja shkakun që ta nxjerr në pah. Libri i parë i poezise që lexova ka qënë të Sergei Yesenit kur isha 12 vjeçe dhe që atëhere fillova të lexoj dhe të shkruaj në mënyrë intensive. Gjithnjë më pëlqente të shkruaja tekste të vogla në shkollë kur kam qënë në klas. Isha nxënese e mesme (që mos të them e keqe). Kisha një koleksion me fletore ku shkruaja poezi,dhe tekste këngesh po për shkak se ndërruam shtëpi dhe u kthyem disa vite ne Shqipëri,i humba të gjitha dhe kjo më diskurajoj,për shumë vite ndalova së shkruari. Por më vonë,dola në konkluzion që ti nuk mund të rikthesh çka ke humbur,por gjithmonë mund të krijosh diçka të re.
-Libri juaj “Mitos” pritet të dali brënda vitit nga shtëpia botuese Greke “Iwrite”. Cila ështe ideja kryesore e librit?
Mitos-i u lind pothuajse brënda një muaj.U krijua ne një periudh që unë kisha shumë nevojë të shkruaja. Ditët e ftohta të Shkurtit,rrugës për në punë në autobuz me kufje në vesh, po shkruaja dhe nga një tekst. Desha të sjell historine e Dedalus-it dhe te Icarus-it, dy personazhe të mitologjisë Greke, ne kohërat moderne nëpërmjet marrëdhënjeve njerëzore.Si një tip krahasimi. Ata në mitologji kanë një fund tragjik,por në botën time kanë një ,le ta themi,happy ending. Lindin, vetë-shkatërrohen,dhe rilindin përseri në mënyre metaforike. Doja që ky libër të ishte një shkëndije shpresë për për ata njerëz që përballen me humbjen. Sepse në fund çdo gjë kalon,apo jo? Kështu që po,mund të them se ideja kryesore jane marrëdhënjet njerëzore dhe kapërcimi i vështirësive-aka rilindja.
-Ju fituat Çmimin e 3-të në Festivalin e Poezisë në Selanik,ne Korrik. Si u ndjetë për këtë?
Sigurisht gjeja e parë që ndjeva ishte entusiazëm dhe gëzim.U ndjeva si një fëmijë që mezi pret dhuratën për Krishtlindje. Pastaj kisha një ndjenjë drejtësie,çlirimi,sikur çdo gjë që kisha bërë deri atë kohë ja vlejti. Nuk e besoja që emri im ishte shkruar aty në njoftim.Por kjo gjithashtu me dha forcën të shkruaj poezi dhe libra të reja, dhe mso të “zë rehat”.
-Ju jeni rritur për shume vite në Greqi. Keni ndjerë diskriminin andej?
Unë kam lindur në Shqiperi dhe familja ime emigroj kur isha gati 1 vjeç. Në shtëpi flisnim Shqip por në shkollë dhe kudo ku shkoja flitej Greqisht.Familja ime emigroj në 1995 kështu që ne konsiderohemi brezi i dytë,femijët e emigrantëve të parë që ikën në Greqi, kështu qe kishte reagime negative reagime,por shumica e njerëzëve gradualisht e pranuan këtë fenomen. Gjithmonë më ka bezdisur fenomeni i racizmit,madje edhe sot. Ai futet shpesh herë thellë brenda teje kur ti nuk e kupton,madje kjo ndodh dhe tek ata personat që janë diskriminuar vet. Para shume vitesh një femijë me nënë Shqiptare me tha “ Ti shqiptare,Alvano” gjasme si mënyrë fyese,gjë që nuk bën sens. Kur shkoj në Shqipëri me thonë “Ti je Greke”, ndërkohë kur jam në Greqi me thonë “Ti je Shqiptare”. Nuk më pëlqejne tabelat sepse njerëzit pa vetëdije bejne supozime mbas atyre. Unë nuk dua të ndihem e huaj. As njëra,as tjetra. Unë dua thjesht të jem Katerina.

-Mendoni se keni dashuri për Greqinë?
Sigurisht ndjej dashuri për Greqinë se aty jam rritur për shume vjet dhe aty jetoj por mendoj se kanë ndryshuar shumë gjera,ose ndoshta nuk e kam venë re unë sepse kam qënë më e vogël. Kam jetuar dhe 9 vjet në Shqiperi por ketu e para një viti vendosa të kthehesha përseri në Athinë. Për disa probleme që kisha me letrat nuk mund të udhëtoja asgjakundi nëpër Europe.Më kishin vënë eksupls në kufirin Grek në 2016. Kam dashuri për Greqinë por do doja të kishte dhe ajo të njëjtën ndjesi për mua,si edhe për emgirantët e saj.

-Po kujtime nga Shqipëria keni?
Kam jetuar në Shqiperi nga 2012 deri në 2021 dhe kam kujtime shumë të bukura,mund të flas me orë të tëra për to. Në fillim mu desh pak kohë të ambentohesha sepse isha adoleshente kur u ktyhem por e dua shume vëndin tim dhe kam krijuar kujtimet më të mira këtu. Kur kam mundësin shpesh herë vizitoj Gjirokastrën sepse kam familjem aty dhe më pëlqen të bej xhiro tek qafa e pazarit,në kalldrëm, nga shtëpia e Kadaresë dhe tek shtëpia e Enver Hoxhës, ose të pij një kafe me pamje nga kalaja afër dyqanëve turistike. Gjithashtu mundohem të vizitoj shpesh Tiranën dhe Prishtinën, se edhe aty kam shoqëri prej vitesh. E dua Shqiperin.

-Na flisni rreth studimeve tuaj.
Kam mbaruar një kurs profesional për Njohuri Politike tek Akademia Elita në Tiranë,gjithashtu kam bërë një kurs profesional për Menaxhim Biznesi dhe Sipërmarrje tek Qendra e Formimit Profesional. Flas Greqisht,Shqip,Anglisht dhe Spanjisht.Aktualisht studioj për Gazetari në Athinë.

-Si mendoni se mund ti nxisim fëmijët tanë në lexim dhe në art?
Mirë apo keq, duam apo s’duam ne ,fëmijet na imitojnë. Femijët janë pasqyrat tanë. Ata bëjne çka shohin, kështu që nëse duam ti nxisim ata të lexojnë,duhet te fillojme ne ta bëjme atë në rradh të parë. Nëse nje fëmij të sheh me liber në dorë,do marri shëmbull dhe do lexoj. Siç e thotë dhe shprehja,nëse do të ndryshosh botën,nise nga vetja.

-Me çfare projekt merreni këto kohë?
Këtë periudhë merrem me shumë projekte, tani jam fokusuar pak tek fotografia dhe aktrimi. Shkrimi është për mua le ta themi një shteg që une gjej strehi nga bota e jashtme sa herë që shkruaj, por dashuria ime më e madhe ështe aktrimi dhe teatri. Dy muajt e fundit kam nisur të shkruaj dy skripte për teatër, nje komedi të zezë që titullohet “ Vdeksha unë për ty” dhe nje komedi romantike që titullohet “24 orë”. Tani në fund të Gushtit u morra me dy filma me metrazh të shkurter, njerën se kam mbaruar akoma,ndersa tjetrën e mbarova dhe e dergova tek Festivali i 63-të të Filmit në Selanik. Filmi titullohet “Shihemi me vone” dhe flet për hooliganizmin dhe episodet e dhunës në sport, gjë që u bë shkak në Greqi të humbi jetën një djal 19 vjeçar dhe doja të përcillja nje mesazh sensibilizues. Rezultatet e çmimeve do dalin ne Nëntor.Sa i përket aktrimit,shpresoj qe veprat e teatrit që po shkruaj ti shoh një ditë të luhen në skenë,e kam endërr. Gjithashtu,të gjitha poezite, tekstet,dhe filmat që bej mundohem ti përkthej në Shqip,në Anglisht dhe ti përcjell jashtë sa më shume botës. Dua të kontribuoj në trashëgiminë tonë kulturore por edhe ti tregoj botës nje portet positive Shqiptare. Shqiptarët kanë shumë mundësi për të bërë gjëra kreative dhe të lëjne diçka të bukur pas dhe dua që bota ta shohi këtë.

-Me cilat çështje jeni sensibilizuar më tepër?
Unë jam sensibilizuar sa u përket të drejtave të njeriut dhe sidomos minoriteteve.Jam e sensibilizuar për të drejtat e emgirantëve, të drejtat e femrave, të drejtat e njerezve me aftësi të kufizuara,te drejtat e fëmijeve, te drejtat e komunitetit lgbt etj. Po ashtu jam e sensibilizuar dhe me çeshtjet aktuale siç janë varfëria,rritja e çmimëve,dhuna ndaj grave,fëmijëve etj. E di që një person vetëm,unë përshembull,nuk mund të ndryshoj botën por mund të lë të pakten pas nje gjurmë të mirë.

About Post Author