Katerina Leka
Ëndrrat

Mbaj mënd,
Dikur më pate thënë
“Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua”.
Nuk e bëra.
Por, hoqën dorë ato.
Të të them diçka.
Shpesh herë, ëndrra është si një litar.
Sa më fort ta mbash më shumë dëm po i bën vetes.
Lëshoje.