Katerina Leka
Hakmarja e përkryer

Sado që dua ta bëj,
nuk do e bëj.
Nuk do të të shkatërroj,
dhe nuk do të tëmallkoj.
Do të të lej të vetë-shkatërrohesh
si një shtëpi e vogël prej letrash.
Do të të lej të digjesh,
si njëçadër e madhe e kashtë.
Sepse ne të dy e dijmë,
nuk e meritoja këtë fat.
Do të lej të të përpijnë ndjenjat e tua.
Do të lej të të mbuloj vetmia.
Të të haj gjithnjë, diçka përbrënda.
Do të lej të mbartësh ne krahet e tu mungesën time,deri në përjetësi
-Sa e tmerreshme!.
Sa e tmerrshme ta dish
Qe jam diku
Dhe s’mund të më prekesh.