
Hasta la vista
U bë kohë që s’më viziton më në ënderr.
U bë kohë që s’të shoh më.
Mos ndoshta më harrove ?
Mos ndoshta u merakose?
Apo mos ndoshta u sigurove,
Që tashme mund të hec vetë në jetë?
Gjithë dynjaja po më thotë
‘’Unë e pash sot’’ ! .
Herë flet,
Herë qesh,
-sic beje dikur ulur me ndonjë cep dhe bërtisje
“Eh ç’e vret mëndjen’’! .
Herë ul kokën,
Herë hesht,
-si atëhere kur bëja gabime.
Unë?
Ha ha.
Mos pyet për mua.
Unë ngela këtu,
-po mundohem me marr nga ndonjë kalimtar,
çaste nga jeta jote.
Tashme këto më kanë mbetur
-çaste, kujtime dhe një shami i zi,
nga ty.
Të lutem,
Hajde më shpesh.