Katerina Leka:Kleopatra


Katerina Leka

Kleopatra

Dredh cigaren me një dorë dhe gjysëm- buzëqesh.

Merr frymë thellë, dhe mendohet :

“Nuk do ta kuptoj kurrë pse njeriu, është ashtu siçështë”.

I ftohti ështëi acart,

dhe ky autobuzi shumë po vonohet.

U vrejnt,

hodhi një shikim në qiell.

“Po unë cigaren se pij, çe ndeza kot këtë’’.

Heshti, ndali,

u kthye nga unë,

dhe aty e kuptova.

Tek disa sy shfaqet një histori,

ndersa tek të tjerë libra te tëra.