Katerina Leka:Nëna


Katerina Leka

Nëna

Nënë ,

që nga ajo ditë që ti ike rrezët e diellit s’po më ngrohin njëlloj.

Ndihem si nje femijë i braktisur

ditën e parë të shkollës.

Edhe zogjtë, as ata s’po cicërojnë.

Një prehër që ka ngelur bosh,

Dhe nuk pranon më as hyrje dhe as dalje.

Asnjë prekje.

Një djep që brenda viteve u shëndërrua në arkivol

Ku shtrihen mijera kujtime dhe jete njerëzish

-Tashmë mund të çlodhesh.

Edhe shega,

Që me aq zili cdo vjeshtë në kopësht mblidhje

Nuk ka më të njejtën shije.

Nënë,

Dy herë në jetën time unë vdiqa.

Ditën që unë linda,

Dhe ditën që të humba.

About Post Author