Katerina Leka:Një ditë e rëndomtë


Katerina Leka

Një ditë e rëndomtë

Një ditë të rëndomtë,

emri yt nuk do ketë më rëndësi.

Nje ditë të rëndomtë,

nuk do thyhem brënda meje në mijëra pjesa,

përsëri edhe përseri.

Një ditë të rëndomtë,

kujtesa jote do jetë kaq e largët,

as vetë s’do e mbaj mend,

-me pak vështirësi.

Një ditë të rendomtë do kërcej dhe do qesh,

me nje gotë alkol dhe pak muzik.

Një ditë të rëndomtë,

por jo sot.

About Post Author