Katiola Karioli:Mbi diell bëjmë dashuri!
Tē dy mbi diellin bëjmë dashuri.
Afshe magjike ndezin trupin.
Me puthje zjarri me mbulon ti.
Tē dy ngrihemi e ulemi mbi rreze drite.
Unë zhveshur para teje..
Mbuluar me rreze dielli.
Ti Zeusi i adhuruari im .
Ndihesh mbret I imi dhe i qiellit.
Buzët e tua tepër te nxehta .
Çaste te ethshme miliona drithërima.
Nën trupin tënd Zeusi im.
Unë, hera e ekzaltuar nga dashuria.
Dashnore a shpirtra tē dashuruar.
E shuam epshin ne mbi diell .
Me zjarre drite planeti na mbuloi .
Qe tē mos na shikonte i kaltri qiell.
