Katiola Karoli: Çfarë ngjyre i ka sytë nata ?


Katiola Karoli

Çfarë ngjyre i ka sytë nata ?

Ćfarë ngjyre i ka sytë nata ?
Po dhimbja valle ç’ngjyrë ka?
Akrepat e orës ndalin hapat.
Rrahjet e zemrës tortura të mëdha.

E lodhur nga jeta zvarris këmbët.
Kokën pas nuk dua ta kthej .
Nuk harroj të shpresoj për një nesër.
Por asnjë dëshirë brenda shpirtit nuk gjej.

Ćfarë ngjyre i ka sytë jeta?
Po dashuria ç’ngjyrë i ka?
Në dore mbaj gotën e bëj Gëzuar !
për zemrat e sinqerta e dashurit e mëdha.

About Post Author