
Më mungon!
Arratisem nē rrugë ëndërrash reje
Qëndis realitetin me dëshira gri.
Në krahët e Hënës mbështetes trupin e lodhur
Duke ecur mbi yje,dua të vij tek ti.
Nuk ke për ta besuar kurrë
Vdes dhe ringjallem mbi kujtime.
Mbi ëndërrat e kthyera nga dhimbja në gur.