Katiola Karoli:Mëkatare !


Katiola Karoli

Mëkatare !

(Nje nga dashurite e mia libri Amazone -Lindur per te dashuruar yjet)

Sa bukur i lyen buzët si trëndafil.
Qerpikët si hala pishe i ke lyer ti.
Ti tunduesja e botës në dukje e lumtur.
Po jeton vetëm në ferr dhe në marrēzi.

Shterpësinë e mjerrë të shpirtit tënd,
Se mbush dot me puthje pa vlerē.
Atje kanë lënë njollën e turpit meshkuj.
Pa karakter,paburrëri me fjalë në erë.

Ti bukuroshe në pamje tunduese.
Mos kujto se bota ty të ka zili.
Ti dëfren mbi çmenduritë e shtratit.
Shuan afshe ndez pasione por smerr dashuri.

Më vjen keq për lumturinë zhgënjyese.
Por për ty nuk mund të ketë pendesë.
E zgjodhe me dëshirë rrugën e turpit.
Tashmë nuk ka më vlerë e jotja kthesë.

Nuk mund të lahet mëkati.
Me lotët e gjithē botës.
Nē llumin ku ti zhyte vetveten.
Tē dalësh sot është e kotë.

Janë lotēt e mijra mijëra femrave.
Që netët gdhinin zemra vetmuar.
Që prisnin të hynte te dera princi.
Princi i kaltēr,besniku i përbetuar.

Nuk ndjej mëshirë për krijesa të turpit.
Dhe për ju burra pa burrëri….
Ai që ka njē zemēr fisnike.
Nē jetë ka vetëm një dashuri

About Post Author