Katiola Karoli
Nuk pres !

Nuk pres të mi njomesh buzët me puthjet e tua.
As lotin e syrit -liqen,ta fshish ti.
Nëse për ty isha thjesht një trofe me tepër
Për mua ishe ndjenje ,vërtet dashuri.
Nuk pres me zërin mbas receptorit
As mirmengjes,e dashur ku je?
Nuk dua te dëgjoj një Serenate malli
As histori dashurie mbuluar me shi e re.
Nuk pres me asnjë gjë nuk pres
Le te lindin qindra agime te dlira
Qindra muzgje te digjen ne -univers
Nga një fals-dashuri ,asgjë nuk pres!!!