“Katrorët e gjelbër”:Nga Eqerem Canaj


Poezi

Rend e rend mbi pllakat e shetitores,

prej agut te mengesit gjer ne mbremje,

mbi katroret e vegjel, tejet simetrik,

katrore te vrujte, gri, katrore te verdhe,

kur dielli ngjyrat i ben viole, te celet,

kurse shiu thjesht i lane, zhduk gjurmet,

vihet pastai ne pune furca e dhembeve,

e cila, permbi to, derdh shkumen e bardhe,

nderron fytyre, drite behet shetitorja,

per njeriun e bukur, ngjyrash ergjendte.

Dikur fillon e frymon ajo skaj me skaj,

per te nisur serish fizikulturen e radhes,

nen kembet e shetitoreve, rende- rende,

duke i rene, ku te dhemb e ku s’te dhemb,

prej ritit maratone qe s’ka meshire kurre,

kah mengjesi ogurmire, ne mbremjen qe turr,

katroret e vegjel, te ngrire, te heshtur, stepur,

buzeqeshur njerezve, shtrengim dhembesh,

nen gozhdet mbi fytyre, zenkat, kenget…

dhe puthjen e fundit te dashnoreve,

nen arin e verdhe te henes.

Njeriu, biri i catalleve te serta, duke ecur,

ndijen a jo frymemarrjen, sikletin, dhimben

e katroreve, vendosur si ushtaret ne rresht,

teksa syresh zhvatin, thyejne simetrine…

i veneroj heshtur, pasi me mungon guximi,

tek lendohen katroret gri, te bardhe, blu…

drdh zemra ime e vogel, nen brinje fshehur,

kercenueshem me grushta, goditur diku,

kujtohem athere bej te shkoj te mjeku :

i lodhur nga rendja mbi katroret e gjelber

te shetitores se re mbi trupin e qytetit.