Poezi
KAVAJA
Trim mbi trima, shqiponjë mali
Me pushkë e zemër si shkëmbi Kavajes
Në fushë betejë, në zjarr e flakë
S’u trembe nga plumbi ti aspakë
Kur kushtrimi ra për liri
Ti luftove si rrufe ndër male
Mbrojtës i atdheut, biri i Shqipërisë
Një jetë sakrifikove me lavdi
Ndoshta i ri në moshë
Po zemra jote si mal i lartë
Me gjoksin tënd u përplase fort
Jetën e flijove për këtë tokë të shenjtë
Në zemrat tona ti jeton
Si yll i ndritshëm në errësirë
Indrit Cara, në përjetësi
Simbol i lirisë dhe krenarisë
Safet Syla
Shtime, 30 Nëntor 2024