Këlcyra dheTepelena-Afërdita Hadaj


Afërdita Hadaj

*************************

Do t’ja marë ngjyrat ylberit

Penën do ta ngjyej në to

Do shkruaj për dy trimëresha

Ku u linda…….ku jetoj………!!

Vet jam bijë nga labëria

Nga mbretëresha Tepelenë

Dashuri me mblesëri

Më hodhi në këtë vendë.

Sot Këlcyra Tepelena

Një zakon një tarbiet

Djmtë dhe vajza si sorkadhe

Dashuritë i zgjedhin vetë.

E dua vëndlindjen time

Por dhe vëndin ku jetoj

Është vëndlindja e fëmijëve

Rrënjët e babajët mbrojnë.

Kala madhështore lashë

E rrethuar me bedena

Po dhe këtu ku jetoi

Dy kala legjenda gjeta.

Këlcyra vend i bekuar

Motra e vogël Përmetare

Djepi kulturës në breza

Krenarija Naimniane.

Tepelena rrëzë malit

Trimëresha heroinë

Burrat që lindi në breza

Lartë ja mbajnë krenarinë.

Këlcyra dhe Tepelena

Krenari vjosën e kanë

Bekim na i dha natyra

Bukuritë që s’kan të sharë.