Keltjeta Shehu:Në pavarësinë e Kosovës


Tani në muajin shkurt do të kemi festën e madhe të pavarësisë së Kosovës.

Në një bisedë me mikun tim kosovar artist dhe aktor, më tregoj se po vjen në jetë një film i bukur për këtë event kaq madhështor për të gjithë shqiptarët. Ndërsa biseda vijonte në vitin e trishtë – 99, ku ai kishte humbur disa familjarë të tij, e teksa kujtonim, rrugën e gjatë dhe të mundimshme, që ju desh Kosovës të kalonte për të fituar lirinë; ai u mallëngjye. Në sytë e tij kishte lot dhe më tha:- Pse moj motra ime, ende janë 5 shtete që nuk na njohin Kosovën tonë?

– Si ka mundësi që nuk solidarizohen me dhimbjen tonë këta popuj! Dhe kishte të drejtë. E prekur nga kjo bisedë, fillova të bëj kërkime se cilat ishin shtetet që se njohin pavarësinë e Kosovës dhe ato u radhiten përpara syve të mi. Qipro, Rumania, Spanja, Greqia dhe Sllovakia.

*-Personalisht, më habit shumë Qipro që se njeh pavarësinë e Kosovës! Pikërisht Qipro që ka qenë e pushtuar, dhe ende sot, gjysma e saj është nën ndikimin Turk, nuk e njeh dhe nuk e kupton të drejtën e këtij populli!

*- Rumania! Akoma më shumë më çudit! Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Shqipërisë në vitin 1912. Le të themi se Rumania ka mbështetur edhe Shqipërinë e madhe dikur. Çfarë të ketë ndodhur vallë me popullin që dikur përcolli rilindasit tanë për kauzën e madhe të lirisë kundër perandorisë Otomane!

*-Sa për Spanjën, më vjen çudi që përdor pretekstin që nëse njeh Kosovën duhet të njohe edhe Katalonjën! Duhet të theksojmë që Katalonja ka qenë pjesë e mbretërisë së vjetër Na-varro që me ardhjen e krishterimit u kthyen në Spanjën e sotme. Pra ato i përkasin njëra- tjetrës, ndërsa Kosova asnjëherë e Serbisë. Po të shohim historinë, skllavet erdhën në tokat tona nuk shkuam ne në tokat e tyre. Andaj historitë, nuk ngjasojnë kurrsesi me njëra-tjetrën. Spanja gjithashtu duhet të kuptoj se gjuha shqipe dhe gjuha euskera janë dy gjuhët më të vjetra në Evropë. Kjo shpreh shkurtimisht që jemi dy popuj të lashtë në Evropë.

*-Greqia, djepi i demokracisë dhe i civilizimit. Aty ku filozofet, poet dhe njerëz të ditur i thurën lavde lirësisë njerëzore dhe hodhën themele për lirinë. A nuk duhet të ishte e para në krah të Dardaneve të lashtë që historinë mirë jua di ,për trimërinë dhe bujarinë që kanë qysh nga koha e Akilit dhe e Hektorit. Ajo vet ka një rrugë të gjatë e të mundimshme 400 vjeçare mbi pushtimin Otoman. Ka ende plagë të pashëruara dhe nën zë pëshpëritet për dhimbjen e Kostandinopojës së humbur. E kush me mirë do ta kuptonte Kosovën se grekët trima!

*-Nuk e di arsyen se përse Skollvakia ka marrë këtë vendim të mos e njoh Kosovën. Por do ta ftoja të vizitonte vendin e kreshnikeve ku varret i kanë në shqip, ku dasmat i bëjnë në shqipe, ku mortet i kryejnë në shqip si 500 vjet më parë se të vinin skllavët në ilirjadë.Sa për Serbinë besoj se na detyrohet kaq në i ka mbetur sado pak fije njerizimi.Edhe pse popullit shqiptarë shumë shtete i detyrohen një falje qoftë edhe morale. Si Gjermania – Polonisë.. Të gjithë pushtuesit që kanë shkelur në tokë shqiptare. Por ne si popull jemi aq zemërgjerë sa do të na mjaftonte të na linin të rindërtojmë jetët tona, shtetet tona në paqe dhe në dashuri. Le të jetë ky viti ku këto 5 shtete të njohin Kosovën tonë trime dhe të bukur!K.Shehu

About Post Author