Keltjeta Shehu:Të jetosh në Londër


Keltjeta Shehu. Londër.

Shqipëria e vendosur në zemër të Evropës por për fat të keq të historisë e përjashtuar prej saj përherë ka pasur ëndrrën Europiane. Një shekull më parë për shqiptarët qytete si Parisi, Viena dhe Roma ishin një ëndërr lakmitare. Le të shohim 4 shekuj më parë, ëndrra e tyre ishte të shkoje në Kostandinopojë. Që sot, quhet Stamboll. Por sot ëndrra e shumë të rinjve Shqiptar është të jetojnë në kryeqytetin e madh Londër. Pikërisht tani me daljen e Britanisë nga Europa duket si një ëndërr e largët dhe e pashpresë për ata që nuk mundën ta prekin. Kemi dëgjuar shumë histori përrallore për këtë vend ku historia dhe glorifikimi shkojnë barabartë me njëra – tjetrën. Shumë prindër Shqiptar do të shisnin me siguri një organ vetëm që fëmijët e tyre të mundë të vinin në kryeqytetin e madh e të shumë dëgjuar Londër. Por si është në të vërtet të jetosh në Londër?

1 Përgatitu që kur të vish këtu në LONDËR, atdhetarët e tu të mos jenë ata që ti mendon se janë. Po, po, Shqiptarët e Londrës, janë po aq të përshtatur me jetën Londineze sa janë bërë po aq sipërfaqësorë sa vet ata. Dhe kanë një shprehje shumë interesante: “Secili për vete, Zoti për të gjithë.”

2 Përgatitu që ti kesh xhepat plot me para. Sepse një dhomë e vogël, mund të të kushtoj 500- 700 paund. Pa tualet dhe kuzhinë. Nëse i do ato, epo mendohu mirë….

3 Mos u sëmur kurrë!Radha për tek doktori është…. Po ja 🤔u sëmure sot? Me kësmet vitin tjetër mund të kesh fatin e madh ta takosh infermieren e qendrës shëndetësore. Sepse doktori i takon Jubileut tjetër. Pa shaka është ca si vështirë të të marrin seriozisht dhe kur të marrin, të japin “paracetamol. “

4 Sapo del nga dera, ti do të harrosh që gjendesh në një kryeqytet Evropian dhe do kujtosh që je te sharra e Tiranës nga mbeturinat e shumta që gjenden nëpër rrugë dhe jo vetëm, por mu tek pragu i derës tënde. Nëse vendos të vizitosh një liqen, vendos një dopio maskë pasi era nga pastërtia dhe mbeturinat i kalon perspektivat e lumit të Lanës në vitet 97-2000.

5 Ushqimet thonë se janë të lira .Por nëse nuk ha sot, do të të skadojnë nesër. Andaj përgatituni që pazarin që bëtë ta hani brenda ditës, ndryshe do pësoni ndonjë helmim.

6 Përgatitu të hasësh racizëm. Por jo nga Londinezet. Por nga ata që kanë ardhur nga vende të ish kolonive Britanikë. Dhe sidomos nëse kuptojnë që je shqiptar. Sepse u duket vetja shumë më lartë.

7 Nëse e marrin vesh që je nga Shqipëria do të bëjnë këto pyetje: Erdhe me kamion? Je martuar me ndonjë që të të bëj letrat? A je Kosovar?

8 Përgatitu të punosh edhe në dit festash pa u paguar , dhe mbi të gjitha nëse ke një rrogë të mirë dhe taksat janë po aq të larta. Pra nëse ti do të punosh në këtë shtet dije se vetëm ha dhe paguan. Nuk jeton.

9 Harrojeni jetën e natës .Këtu nuk ka qejf. Qejfi më i madh ,është birra ditëve të premte ose mish pule me patate.

10 Nëse ke dëgjuar Shqiptar fatlum që kanë shtëpi apo që jetojnë mirë në këtë shtet dijeni se u ka buzëqeshur fati në 3 rrugë:

1) Kanë ardhur që në 91 dhe janë të rrallë por të ndershëm e duar artë.

2) U ka ecur tregtia e miellit

3) Janë regjistruar si Kosovar ose si budallenjë, femra të trafikuara dhe të abuzuara dhe njerëz në gjakmarrje. Kjo kategori në shumicën e rasteve, nëpërmjet mashtrimit ,përfiton statuse sociale.

11 Dhe një nga gjëra më pozitive që unë kam hasur është se: edhe nëse nuk di Anglisht ata të ndihmojnë dhe kanë dëshirën e madhe të ta mësojnë atë.

Ajo çka më çudit është se, shumica e prindërve shqiptarë kanë 30 a 40 mijë paund që fëmija i tyre të vij në këtë “shtetin social” për “një jetë më të mirë”.

Por sa lek janë në Shqipëri 30 mijë paund, lind pyetja.

Janë mesatarisht 40 milion lek shqiptare.

Pra lekët janë. Dukeqëns një familje që ka një shumë të tillë parashë apo që mund ti siguroj ato nëpërmjet borxheve apo kredive nuk mund të themi që është një familje e varfër! Pyetja tjetër që më lind është:

A është investim i duhur që këto para të përdoren pikërisht për të kaluar kufirin dhe për të rrezikuar jetën?!

Po çfarë mund të bëj unë në Shqipëri, do të më pyeste shumë mirë një i ri i sapo diplomuar.

Një shembull do të ishte: Ato 40 mijë paund merr dhe nja dy shok a shoqe dhe hapini një biznes.

A është e vështirë?

Po është.

Por jo e pamundur.

A do të marri kohë?

Po do të marri kohë,dhe do të zhgënjehesh. Po do të jesh në vendin tënd dhe nëse prindërit e tu vdesin do të jesh atje tu mbash dorën. Për të gjithë ata që duan të ikin nga Shqipëria, dhe duan të vijnë në një vend ku më besoni nuk ka asgjë më shumë përveçse skllevërve modern dhe ndaj krahut të punës sonë, janë këta që janë. Le të mblidhemi e të kthehemi në Atdhe atje ku ka bollëk me shumicë ka ende njerzillëk dhe mbi të gjitha jemi në tokën tonë.

About Post Author