KËLYSHËT.
(Fabul).
Ulkonja u ngrit sapo mugëlliu
shigjetë iu vërsul deles rudë.
Te shtegu e priste syzgjuar bariu,
s’kish faj, i kish bërë dëm në tufë.
Dhe çiften e mbushur ia shkrepi mbi kokë,
e vrau dhe e hodh në gëmushë.
Qëlloi e ngrata, që ishte ulkonjë,
ish nënë me pesë këlyshë.
I mori bariu të verbërit e vegjël,
të pestë pinin qumësht në shtrungë.
Pa, loznin plot qejf me dele e qenër,
pa, ishin të pastër si shkumë.
Kaluan plot muaj, të urtët e mirë,
-të ndrojtur, të pastër të bindur!
E ndiqnin nga prapa, ku shkonte, barinë,
a thua, se qen kishin lindur…
Veç, gjëma u bë një natë të ftohtë.
Bariu ulëriu, sa qe ngritur!
E gjthë tufë e dhenve gjakosur në tokë.
Miroshët, të pestë, kishin ikur.
Data -24.07. 2023 .
Të drejtat jane të gjitha të autores Shqere Sina
Lushnjë Shqipëri //
